Aktuale
Liz Diller dhe Helene Binet nderohen me çmime nga “Women in Architecture Awards”

Arkitektja Liz Diller dhe fotografja arkitektonike Helene Binet janë nderuar me çmimet “Jane Drew” dhe “Ada Louise Huxtable”, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në fushën e arkitekturës.
Çmimet janë pjesë e edicionit të tetë të “Women in Architecture Awards”, një bashkëpunim mes “The Architect’s Journal” dhe “The Architectural Review”, shkruan “Arch Daily”, transmeton Ndërtimi.info.
Arkitektja e njohur Liz Diller, njëherësh edhe themeluese e firmës me bazë në New York, “Diller+ Renfro” , u shpreh se është shumë e nderuar për çmimin dhe se do të bashkohet me një grup mahnitës të grave në arkitekturë.
“Është një nder i madh të marr çmimin ‘Jane Drew 2019’ dhe të bashkohem me një grup të tillë të grave mahnitëse që dhanë kontributin e tyre në arkitekturë, vite më parë”, u shpreh Diller.
Ky çmim i cili vlerëson kontributin dhe angazhimin e grave për dizajnet unike dhe të veçanta, ka rritur profilin e grave në arkitekturë e më parë i ishte dhënë “Amanda Levete (2018), Denise Scott Brown-it (2017) dhe Odile Decq (2016).
Lajmi për “Jane Drew” erdhi në një moment të rëndësishëm për Diller, e cila aktualisht ka treguar planin e saj për “Qendrën e Muzikës”, në Londër dhe tashmë ka përfunduar edhe dy vepra të rëndësishme në New York.
Me çmimin e rëndësishëm “Ada Louise Huxtable” u nderua edhe fotografja arkitektonike Hélène Binet, falë karrierës së saj të gjerë në fushën arkitekturore.
Për gati tri dekada, Binet nëprmjet fotografive ka ndikuar në mënyrën se si e perceptohet arkitektura.
Puna e Binet përfshin vende dhe projekte të të gjitha llojeve, duke përfshirë veprat e Caruso St. John, Geoffrey Bawa, Zaha Hadid dhe Studio Mumbai.
Ajo mori çmimin Julius Shulman Institute Excellence in Photography në vitin 2015 dhe u emërua anëtare nderi në Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë në vitin 2007.
Çmimet për Gratë në fushën Arkitekturë u krijuan në vitin 2012 me qëllim të festimit të punës së gjerë dhe të jashtëzakonshme të arkitektëve femra dhe profesionisteve të projektimit në mbarë botën. /Ndërtimi.info/
