Aktuale
Këto janë ndërtesat më të dashura dhe më të urryera të britanikëve

Rreth tridhjetë vite më parë, revista e johur “Observer”, iu kërkoi lexuesve që të emërojnë ndërtesat më të dashura dhe më të urryera për ta, në Britani.
E sondazhi pasqyronte konservatorizmin e përgjithshëm arkitektonik të Britanisë së Madhe; “e vjetra është e barabartë me të mirën dhe e reja është e barabartë me të keqen”.
Objekti më i pëlqyer u zgjodh katedralja e Durhamit ndërsa si objekti më i keq u votua Teatri Kombëtar në Londër, i cili u konsiderua si “ depo për ushqim të konservuar”. Fakti që fokusi ishte kryesisht në pjesën e jashtme të ndërtesave “arsyeton” komentin “famëkeq e të zymtë” të Princit të Uellsit, i cili në vitin 1984 e krahasoi Teatrin Kombëtar me një central të energjisë bërthamore.
Presidenti i “RIBA”-s (Royal Institute of British Architects) aso kohe, Max Hutchinson pati thënë se fjalimi i princit kishte ndikuar në mënyrën e perceptimit publik të arkitekturës.
E në këtë artikull lexuesit kritikuan edhe shumë ndërtesa të çmuara; “St Paul”, është konsideruar një “kërmill” që zvarritet nëpër qytet, teksa kritika ka pasur edhe për “Buckingham Palace” si një objekt i pasukseshëm antik, shkruan “The Guardian”, transmeton Ndërtimi.info.
Shumë nga ndërtesat nuk u bënë “të mira” as në vitet pasuese; Qendra Arndale në Mançester (objekti i tretë më i urryer) u hodh në erë nga IRA [Individual Retirement Account] në vitin 1996; Shkolla e Arteve në Glasgow (objekti i 10 më i mirë) është goditur nga dy zjarret shkatërruese; Qendra Brutaliste Tricorn në Portsmouth u shkatërrua në vitin 2004; dhe ndërtesa Postmoderniste “Observer” u shkatërrua në vitin 2014.
E perceptime të ngjajshme ka edhe në ditët e sotme./Ndërtimi.info/
