Aktuale
Restoranti “Imperial” në Sydnei që ngjason me një “pallat të humbur”
Studio australiane e arkitekturës “Alexander & Co” ka zgjedhur mobilje dhe zbukurime unike për restorantin “Imperial”, në Sidnei të Australisë. Ky objekt po ngjason me një “pallat të humbur” klasik.
E vendosur në periferi të lagjes “Erskineville” të Sydney-t, kjo ndërtesë që nga viti 1983 ka qenë një vend i mirë për anëtarët e komunitetit LGBT+. Por, gjatë dy dekadave të fundit ndërtesa ishte lënë pas dore dhe kishte rënë në një gjendje shumë të keqe, duke pasur nevojë pë restaurim të plotë, shkruan “Dezeen”, transmeton Ndërtimi.info.

“Diçka në metaforën e restorantit është ‘aftësia’ për të mos u dukur kurrë si një vend i ndërtuar komplet”, është shprehur stuio në përshkrimin e objektit.
Studio ka shpjeguar se për restaurimin e saj janë përdorur një koleksion i materialeve të ndërtimit, e që kryesisht janë kombinimi i tullave, betonit dhe çelikut, të kombinuara gjithashtu edhe me ngjyra të ndryshme.

Kati përdhes përmbanë një restorant për 250 persona të quajtur “Priscillas”. Restoranti ka marrë emrin sipas filmit komedi “The Adventures of Priscilla”, mbretëresha e shkretëtirës, e cila ndjek udhëtimin e një gruaje transgjinore.

Shkallët të çojnë në një tjetër restorant në katin e dytë, të quajtur “Up”, i cili karakterizohet me kolltuqe prej kadifeje, një tavolinë dhe një qilim me ngjyra të modeluara sipas formave gjeometrike./Ndërtimi.info/







