Featured
Çiftëzim ngjyrash, ja gabimet më të shpeshta që bëjmë gjatë mobilimit të shtëpisë

Të zgjedhësh paletën e duhur të ngjyrave nuk mjafton: duhen gjetur dhe mënyrat e kombinimit.
Mund të zgjidhni kolltukun e duhur, parketin ideal, por pa kombinimin e duhur të ngjyrave, rezultati final mund të jetë zhgënjyes. Kështu që kur mobilojmë nga e para ose dhe kur duam të rinfreskojmë shtëpinë, është e rëndësishme të zgjedhim një paletë ngjyrash.
Por duhet ditur dhe kush janë elementët që mund të vendosim pranë ngjyrave që kemi në mëndje. Ka kombinime tipike siç është ai I jastikëve në divan, dhe zgjidhje të tjera jo konvencionale.
Mund të zgjedhim të vendosim karrige të ndryshme rreth tavolinës me tone neutrale. Ose të vëmë në pah një qoshe të veçantë të shtëpisë, siç është për shembull këndi i leximit.
Në zgjedhjet e ngjyave shume shpesh duhet të nisemi nga finiturat: sipas llojit të drurit të parketit do të zgjedhim dhe ngjyrat e tjera. Nga ana tjetër mund të zgjedhim që të pikturojmë vetëm një faqe muri ose ta veshim me letër muri, për të krijuar kombinimin e duhur midis kolltukut dhe abazhurit ( që duma të blejmë por që duket sikur nuk rri mirë në asnjë vend).
Ekzistojnë gjithashtu dhe kombinime ngjyrash më pak stabile, kalimtare të cilat mund ti ndryshojmë sipas shijes, stinëve, apo dhe dëshirave të banorëe të shtëpisë. Përmendëm jastikët por e njëjta gjë ndodh me të gjithë botën e pëlhurave. Kush ndihet I insipruar mund dhe të ndryshojë funksionin e objekteve, duke përdorur një numër revistash si komodinë apo zgjedhje të tjera moderne.
