Arkitekturë
Si të vendosim tapetin në çdo dhomë, ja modelet që shkojnë për ambientet e shtëpisë

Tapetet kanë origjinë dhe funksion të gjerë. Ato gjënden në hapësira dhe ambiente të ndyshme në të gjithë botën. Lehtësia e përdorimit, shumëllojshmëria e modeleve, mundësia për të sjellë në mëndje dimensione dhe toka të largëta, përbëjnë një nga aspktet më të rëndësishme të këtij detaji prej tekstili, leshi, materiali natyral apo plastik.
Falë zgjedhjeve low cost dhe fantazive tërheqëse , apartamentet bashkohore nuk njohin krizë tapeti. Por a dini saktësisht se si të vlerësoni akoma më shumë bukurinë e tyre duke I vendosur në vëndet e duhura?
Mikpritja ideale
Tapeti është shpesh elementi i parë dekorativ me të cilin përballemi, kur hyjmë në një shtëpi. Sidomos kur dera kryesore lidhet në mënyrë direkte me korridorin, duk na dhënë mundesi që të zhvillojmë në gjatësi tapetin i cili nga sugjeron rrugën për në zemrën e shtëpisë.
Për të mbrojtur dyshemenë në kuzhinë
Kuzhina është pa asnjë dyshim njëra nga dhomat në të cilat prezenca e tapetit bëhet e patjetërsueshme. Mbrojtja ideale nga uji, vaji dhe shumë objekte të tjera që mund të bien gjatë përgatitjes së ushqimit. Zakonisht në kuzhinë përdorim tapetin klasik katror, por në varësi të hapësirave që kemi mund të përdorim forma dhe finitura të ndryshme.
Prekja që mungon në zonën e ndenjës
Nuk arrini të kuptoni se çfarë mungon në zonën Living ? Hidhini një sy tapeteve moderne, i shkurtër apo i gjatë, sipas shijes personale, i zgjedhur për të vënë më në pah zonën e pritjes. Zgjedhja më e mirë është të vendoset një tapet me përmasa të mëdha midis divanëve dhe tavolinës së ulët të mesit.
Ngjyrë dhe funskionalitet në tualet
Ashtu sikurse ndodh në kuzhinë, dhe në tualet prezenca e tapetit kombinon prakticitetin dhe bukurinë. Në këtë rast specifik në zgjedhjen e formatit dhe të finiturave është e rëndësishme madhësia e ambientit. Për tualete të mëdha duhet zgjedhur një tapet i madh me fantazi dhe printe të mëdha, e kundërta për ambientet më të vogla.
Butësi dhe pastërti në dhomën e gjumit
Harroni runnerin klasik që vendoset anash krevatit. Në zonën e natës në mënyrë progresive po pranohen dhe tapet over size. Me dimensione të mëdha të cilat i japin ambientit një ndjesi relaski dhe harmonie.
Vendos perimetrin në zonës së ngrënies
Duke preferuar llojet e tapeteve që kanë sipërfaqe rezistente ndaj streseve të lidhura me levizjen e vazhdueshme të karrigeve dhe tavolinës. Sidomos në një ambient living të hapur, ku kuzhina, salloni dhe ngrënia janë një hapësirë të vetme, mund të jetësojmë kombinime interesante duke përdorur një pattern të përbashkët ose duke e kombinuar në varësi të funskioneve.
Më fibra natyrale për këndin e leximit
Formati i rrumbullakët i tapeteve ka si meritë trasformimin e menjëhershëm të çdo lloj mobilimi. Në një korridor të madh apo dhomë të madhe, mund të rregullojmë një kënd të këndshëm leximi duke përdorur pikërisht këtë lloj tapeti.
