Aktuale
Pse ripërdorimi i ndërtesave duhet të jetë gjë thelbësore

Definicionet se si duhet të krijohet një ndërtesë për të qenë e qëndrueshme po ndryshojnë vazhdimisht. Por si mund ta rishikojmë mënyrën se çfarë do të thotë qëndrueshmëri në arkitekturën e sotme?
Hapi i parë mund të jetë të ndaluarit së shpërblyeri ndërtesat që krijohen me qëlllime të caktuara dhe rishikimi i ndërtesave ekzistuese.
Në konferencën inauguruese të Rio për Mjedisin Global në vitin 1992, tri fakte u bënë mjaft të qarta: toka me të vertetë po ngrohej; karburantet fosile nuk ishin më një burim i qëndrueshëm i energjisë; mjedisi i ndërtuar duhej të përshtatej me realitetin e ri.
Autori i këtij shkrimi,Mark Alan Heëitt, në atë kohë kishte botuar një ese të quajtur “Arkitektura për një mjedis kontigjent”, duke sugjeruar që arkitektët të bashkohen me natyralistët dhe ruajtësit e mjedisit për t’u përballur me këtë situatë.
Ruajtësit pastaj sugjeruan që të konsiderohej ripërdorimi adaptiv i ndërtesave historike dhe strategjitë e tyre të qëndrueshmërisë, sepse ripërdorimi kursen energji në ndërtime të reja dhe gjeneron më pak refuzime të ndërtimit.
Në vitin 1990 Instituti Amerikan i Arkitektëve formoi Komitetin për Mjedis(COTE) me përkrahje të gjerë nga anëtarët e saj, por për më shumë se një dekadë ndryshimi i klimës mbeti një shqetësim dytësor për shumicën e arkitektëve. Por sipas shkenctarëve të klimës, toka do të ngrohet aq shumë sa qe nivelet e detit do të rriten dhe speciet do të zhduken, e ky diskutim po bëhet gjithnjë më i madh në Institutin Amerikan të Arkitekturës [AIA], shkruan “Arch Daily”, transmeton Ndërtimi.info.
Lajm i mirë është se disa ndërtesave po u jepet dritë e gjelbër për t’u ripërdorur, në vend se të bëhen ndërtime të reja. Një shkollë, një fabrikë birre dhe një muze ishin ndër ndërtesat e vjetra të cilat u “rijetësuan” me materiale të mrekullueshme. Kjo gjë po konsiderohet zgjedhje ideale./Ndërtimi.info/
