Aktuale
Ndërtesat më të mira të krijuara nga zinku

Zinku është një element natyror tejet i rëndësishëm. Përmes një procesi metalurgjik të djegies së papastërtive të tij (reduktimin e oksidit të zinkut dhe rafinimin), ai merr një pamje shumë më “miqësore” dhe përdoret në ndërtim.
Karakteristika kryesore e këtij materiali është fleksibiliteti i tij, i cili mundëson që të punohet lehtësisht me të, duke lejuar mbulimin e formave komplekse në fasadat dhe kulmet e ndërtesave, shkruan “Arch Daily”, transmeton Ndërtimi.info.
Zinku është rezistent ndaj korrozionit dhe nuk kërkon ndonjë mirëmbajtje të veçantë.
Një tjetër cilësi interesante është se 100% e produkteve të zikut të mbështjellë ose të përpunuar janë të riciklueshme.
Më poshtë mund të gjeni disa projekte të cilat kanë përdorur zinkun si material parësor:
Një Monolit Në Zink / Tengbom
Midden Studio / Studio Weave
Qendra e Vizitorëve Stonehenge / Denton Corker Marshall
Shtëpia Fairhaven Beach / John Wardle Architects
Terunobu Fujimori’s Soft/ Near Tokyo
Port Melbourne / Pandolfini Architects
Regent Park / MacLennan Jaunkalns Miller ArchitectsR
Modulet e Rregullta / Grupi DLR
Perry dhe Marty Granoff Center for the Creative Arts, Brown University / Diller Scofidio + Renfro
Desjardins Group Head Office / ABCP architecture + Anne Carrier Architectes
Shkolla Fillore Sandringham / Walters & Cohen
Qendra Kulturore Montrose/ Teeple Architects
AIANC Qendra për Arkitekturë dhe Dizajn / Frank Harmon Architect
Chinguacousy Park Redevelopment / MacLennan Jaunkalns Miller Architects
