Aktuale
Arkitektet meksikane që po kanë sukses të madh pa “partnerin mashkull”

Tradita e grave të fuqishme që bëjnë gjëra inovative dhe të rëndësishme më në fund po rimerr ritmin e duhur në Meksikë, bazuar në suksesin që arkitektet e ditëve të sotme po e gjejnë.
Gratë meksikane – përfshirë Frida Escobedo, Fernanda Canales dhe Tatiana Bilbao janë ndër arkitektet më të shquara të Meksikës, që kanë pasur suksese të mëdha ndërkombëtare viteve të fundit.
Por, sipas arkitektes Fernanda Canelas, nuk ishte gjithmonë kështu. Ajo në një intervistë për revistën “Dezeen” ka thënë se vetëm gjatë viteve të fundit arkitekteve gra iu është mundësuar zhvillimi i praktikave të tyre në Meksikë, pa nevojën që një mashkull të rrisë kredibilitetin për to.
“Meksika ka një traditë të grave të fuqishme dhe kreative”- Fernanda Canales
Ajo tha se është hera e parë që në Meksikë arkitektet mund ta kenë një zyrë pa pasur ndonjë partner të gjinisë mashkullore.
“Është hera e parë që në Meksikë mund të kemi një zyrë pa pasur ndonjë partner mashkull. Ne kemi traditë të grave të fuqishme, të cilat bëjnë gjëra inovative dhe të rëndësishme. Edhe rreth një shekulli më parë apo para 50 viteve, kishte arkitekte gra të cilat kanë bërë shumë për këtë fushë, por që puna e tyre nuk vlerësohej” ka thënë Canales.
Arkitektja shtoi se vetëm në 10 deri 15 vjet të fundit gratë e talentuara janë përgëzuar për punën e tyre. Vite më parë, sipas saj, ato pranuan pak ose aspak njohje për punën e tyre në krahasim me homologët e tyre meshkuj.
Canales u zgjodh për të hartuar pavijonin “Tamayo” 2018 – nga një komision i rëndësishëm, në kuadër të festivalit vjetor të javës së dizajnit në Meksikë, “Design Week Mexico”.
“Mundësitë si kjo janë një shembull se si Meksika ka filluar të njohë arkitektet gra”, ka potencuar Canales, e cila tregoi se shpesh herë klientët e kishin kontaktuar për t’ia rekomanduar ndonjë burrë për të kryer punën.
Ajo vlerësoi edhe ndërveprimin kulturor po ndodhë, ku njerëzit mund të studiojnë e të punojnë në vende tjera, e më pas të kthehn dhe të kontribuojnë në vendin e tyre.
“Shumë njerëz nga Meksika po studiojnë ose jetojnë jashtë dhe pastaj kthehen në vendin e tyre, gjithashtu njerëzit e huaj që punojnë në Meksikë sjellin viza dhe ide të reja”, vazhdoi Canales.
Në mesin e grave që po arrijnë sukses në këtë industri është edhe Tatiana Bilbao, e cila gjithashtu ka fituar mirënjohje si brenda ashtu dhe jashtë vendit për qasjen e saj të ndërgjegjshme shoqërore ndaj arkitekturës.
Babai i saj, i cili ishte gjithashtu arkitektit e inkurajoi atë që të lidhej me këtë profesion. Edhe Bilbao vlerëson ndryshimin që është bërë viteve të fundit në Meksikë, për gratë në arkitekturë. Madje, ajo thotë se ka pasur më shumë mundësi, për faktin që është një grua.
“Kam pasur më shumë mundësi për shkak se jam grua. Unë me të vërtetë nuk kam gjetur asnjë pamundësi”, u shpreh Bilbao.
“Unë kam pasur më shumë mundësi për shkak se jam grua”- Tatiana Bilbao
Si një ndër arkitektet e njohura në vend, gjatë në viteve të hershme të karrierës së saj, Bilbao ishte “në vendin e duhur dhe në kohën e duhur”. Ajo qe në gjendje ta përdorë këtë status për të fituar më shumë mundësi, gjë të cilën e arriti.
Ajo ka thënë se arsyeja pse nuk është vlerësuar ka qenë pikërsht të qenurit femër. Sipas saj, problemi nuk qëndron tek puna por tek gjinia.
Vit pas viti emri i saj u bë më i njohur në këtë industri, më shumë gra ishin në gjendje të ndiqnin gjurmët e saj.
“Gjërat po ndryshojnë çdo herë e më shumë sepse po ka më shumë gra në fushën e arkitekturës”, ka potencuar ajo.
Barazia gjinore është një koncept mjaft i ri në Meksikë. Viti 1953 ishte viti kur grave iu dha e drejta për të votuar, gati 40 vite pas Mbretërisë së Bashkuar.
“Hera e parë që gratë votuan në zgjedhje ishte pak a shumë para 70 vitesh”, u shpreh arkitektja Gabriela Carrillo, e cili drejton praktikën e saj në Meksiko së bashku me Mauricio Rocha-n.
Në mesin e sfidave kryesore me të cilat ballafaqohen gratë meksikane sot është se ato ende janë zakonisht përgjegjës për rolet shtëpiake, të cilat i lënë pas nga avancimi i tyre në karriere.
“Gratë janë përgjegjëse për gjithçka, ato drejtojnë gjithçka, duhet të kujdesen për fëmijët, të moshuarit dhe familjen në përgjithësi” u shpreh arkitektja.
Montiel tha se e ka ” vërtetë të vështirë” menaxhimin e firmës së saj “Rozana Montiel Estudio de Arquitectura”, e njëherish të kujdeset edhe për fëmijët.
Megjithatë në praktikën e saj janë pothuajse të gjitha gra, duke zvogëluar kështu stigmën rreth përgjegjësive prindërore. Ajo shtoi se rolet e grave gjithashtu kanë ndryshuar në partneritetet profesionale me burrat.
E ndryshimi i rolit të grave në fushën e arkitekturës, njësoi si në fusha të tjera po konsiderohet një gjë tejet pozitive.
Së bashku me fushatat e barazisë gjinore si Dita Ndërkombëtare e Gruas, Marshimet Globale dhe #MeToo, arkitektet femra në mbarë botën po bëjnë fushatë për të gjetur mënyra për të përmirësuar të drejtat dhe mundësitë e tyre në profesionin e arkitekturës./Ndërtimi.info/
