Connect with us

Featured

Përbërja dhe cilësia e tokës së Prishtinës, në këtë pjesë rrezikohen ndërtimet

Published

on

Se toka ka rëndësi të veçantë ajo tashmë dihet, por nga dheu i saj varet edhe siguria e një ndërtese. Andaj duhet pasur parasysh se sa e qëndrueshme është toka në rast të ndërtimeve, pasi që ajo është e përbërë prej shtesave të ndryshme, madje edhe dheu i saj dallon nga zona në zonë, shkruan Ndërtimi.info

Dheu në rrafshin e Dukagjinit është më i butë dhe më zhavorik, ndërsa rrafshi i Kosovës ka dheun me bazament më të fortë, ku kjo e fundit është edhe më e sigurt për ndërtim.

Nga të gjitha pjesët e Kosovës më karakteristike del të jetë toka e kryeqytetit, dhe jo vetëm nga ndërtimet por edhe nga përbërja e saj.

Profesori i Fondamenteve, Mekanikës së dherave dhe Gjeoteknikës së objekteve hidroteknike, Qani Kadiri, ka thënë se dikur ekzistonte liqeni i cili shtrihej nga Obiliqi-Prishtina deri në Ferizaj, ku janë sendimentu dherat.

“Çdo gjë ndërtohet mbi tokë dhe shumica e objekteve nga toka. Psh toka ndërtohet mbi tokë, por toka ndërtohet prej tokës. Kjo është e vërtetë dhe është evidente. Shtresa gjeologjike e tokës ndryshon. Në rrafsh të Dukagjinit janë dherat më të buta, por ka edhe disa vende që ka zhavorik. Rrafshi i Kosovës, sidomos kjo pjesa që e rrok mbi Klinë, Malishevë, Drenas dhe një pjesë më e gjerë kanë bazamente më të forta. Prishtina është diçka karakteristike. Prishtina ose më mirë të them, baseni i Prishtinës që dikur ka qenë një liqe, i cili liqe është shtrirë nga Obiliq në Prishtinë, diku deri në Ferizaj. Dhe deri sa ka qenë ai Liqen aty janë sendimentu dherat, kuptohet që gjatë sendimentimit ka shtresa të ndryshme, të forta e të buta”, tregoi Kadiri.

Kurse si rast eklatantë ai ka thënë është Arbëria, ish-Dragodani në të cilën shihen shtresa të ndryshme të dheut.

Dheu në këtë pjesë është më i lagësht, ku në këtë mënyrë bënë që në çdo gërmim të paraqitet problem.

Madje aty paraqitet edhe rreziku i rrëshqitjes së dheut.

“Njëri nga rastet më eklatantë i kësaj është Arbëria ish-Dragodani, ku shihen shtresa të ndryshme, aligjirore, rranore, zhavorike e kështu me radhë. Sidomos këto shtresat rranore janë trashësi diku 30 deri në 40 centimetër, dhe janë në formë gjarpërore dhe ata përfundojnë në Bregun e Dragodanit e ja nisin diku jashtë. Faktikisht ata janë si gyp drenues dhe sjellin ujë nga pjesët veriore të Prishtinës  dhe kur sjellin ujë, në sezon dimërore e derdhin në Dragodan, faktikisht e tërë ajo strukturë është e lagësht. Në çdo gërmim aty paraqet problematikë. Çdo herë kur dheu është i lagësht me ujë, aty paraqitet edhe efekti i rrëshqitjes”, ka bërë të ditur Kadiri.

Vlen të theksohet se në Prishtinë dita ditës janë duke u shtuar ndërtimet e larta.

Ndryshe, vite më parë Komuna e Prishtinës kishte kontraktuar Institutin Gjeologjik të Kroacisë për të hulumtuar rrëshqitjen e dheut për lagjen Arbëria. Ish-Dragodan.

Nga hulumtimeet, Instituti ka ardhur në përfundim se rrëshqitja e dheut në këtë lagje të kryeqytetit është rezultat i ujërave nëntokësore. Instituti ka dhënë edhe rekomandimet për sanimin e gjendjes.

Në planin e sanimit është rekomanduar ndërtimi i tre puseve, të cilët do të shërbenin si pika akumulimi të ujërave nëntokësore dhe të cilët do të zbrazeshin në intervale të rregullta me anë të pompave.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending