Arkitekturë
Si të arredojmë shtëpinë më ngjyrat e hirta dhe bezhë

Siç mund të kuptohet dhe nga emri, ngjyra “greige” është një kombinim midis grisë dhe bezhës.
Bëhet fjalë për një tonalitet elegant që lehtësisht mund të jetë pjesë e çdo stili duke u kombiuar me gjithë ngjyrat e tjera. Ngjyra greige zgjidhet jo vetëm për mobilje por dhe per ngjyrën e mureve dhe pëlhurat e arredimit.
Ngjyra greige nga Armani dhe Chanel zaptoi fillimisht modën e elitare. Siç ndodh shpesh moda dikton designin dhe shumë shpejtë greige u bë pjesë dhe e mobilimit të shtëpive me elegancën dhe rafinimin që ka. Greige është një ngjyrë multifunskionale që qëndron shumë mirë me të gjitha stilet e arredimit. Nëse përdoret më ngjyra neutrale si e bardha ajo tregon pjesën më elegante ndërsa me ngjyra të forta, si blu ose jeshile smeral, merr një kuptim më lozonjar dhe modern.
Ngjyra greige është shumë e përdorur për të personalizuar dhomat e gjumit. Për të mobiluar zonën e natës, mund të përdoren tonalitete të ndryshme të ngjyrës të cilat mund të alternohen në pëlhura, perde, dysheme dhe ngjyra të mureve. Mos harroni që nuk duhet të mungojë asnjë element I bardhë që do I japë dritë amebentit duke e bërë më mikpritës.
Në zonën e ditës ngjyra greige është një zgjedhje e duhur për ambiente klasike por dhe moderne. Në kuzhinë mund t’a përdorni për antet e dollapit ose për ngjyrë të karrigeve ose të tavolinës së bukës. Në zonën living mund të guxoni dhe mund ta përdorni më shumë si ngjyrë, do të qëndrojë shumë mirë kudo. Mund të valorizoni këtë ambient me ndonjë elemnt me ngjryë jeshile smerald ose pjeshkë për ta personalizuar sa më shumë.
