Featured
Krijohet toaleti më i veçantë dhe më i shtrenjtë në botë [ video ]
Adhuruesit e artit kanë edhe dy javë kohë për të provuar “Amerikën”, emri që i është vënë një wc-je prej ari, 18-karatëshe, e ekspozuar në muzeun Solomon Guggenheim të Nju Jorkut prej gati 1 vit.
Gjatë kësaj kohe, mbi 100 mijë persona kanë vizituar muzeun dhe kanë parë nga afër veprën e artistit italian Maurizio Cattelan, e vendosur në një hapësirë në katin e pestë të muzeut, që duket një tualet normal.
“Mendoj se shumë njerëz janë të gëzuar që hyjnë aty dhe kanë pak kohë për të bërë një selfie, apo gjithçka tjetër që zgjedhin të bëjnë”, tha Michael Zall, një prej drejtorëve të muzeut.
Në këndvështrimin e menaxherëve të Solomon Guggenheim, “Amerika” inkurajon ndërveprimin e afërt për artin dhe synon t’u kujtojë vizitorëve ndjenjën e tyre të përbashkët për arritjen e ëndrrës amerikane.
Por disa vizitorë janë të mendimit se vepra e Cattelan ishte diçka e tepruar, qoftë për artin ashtu edhe sa i takon ndikimit në shoqëri. Quhet “Amerika”. Një emër ky ironik për pasurinë dhe marrëzinë në fushën e artit”, tha Avital Fryman.
Ndërsa të tjerë, që mbajtën radhë për të parë nga afër objektin luksoz, mbetën të habitur nga fakti se ai funksiononte shumë mirë. “Është padyshim tualeti i parë në ar që kam parë. Nuk dija ç’të prisja”, u shpreh Hayden Tobin. Ekspozita mbyllet më 15 shtator.
-
Infrastrukturë3 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale3 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë3 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Aktuale3 days ago
Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin