Featured
Në këtë vend gjendet kompleksi më i madh i librit dhe artit
Në mesin e ndërtimeve më të mëdha në botë tashmë zë vend edhe një kompleks i librit dhe artit. Me një sipërfaqe rreth 110.000 metër katror, kompleksi “The Book Garden” është ndërtuar në kryeqytetin iranin Teheran.
Kryebashkiaku i Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf hapjen e saj u përshkruoi si një ngjarje të madhe kulturore në vend dhe mundësi kulturore dhe akademike, të cilën fëmijët mund ta shfrytëzojnë mirë .
“The Book Garden” përmban librari, një galeri arti dhe 10 teatro dhe amfiteatër. Gjithashtu, ka një seksion të dedikuar për fëmijët dhe të rinjtë, e përmban literaturë të përshtatshme për moshën e tyre dhe ofron një sërë aktivitetesh që synojnë nxitjen e leximit.
Sipas Newsweek, më shumë se 400,000 tituj janë në dispozicion për fëmijët. Ndërtimi i librarisë përfundoi në vitin 2016 dhe ka një sipërfaqe rreth 110, 000 metër katror. Hapësira e brendshme e librarive, galerive dhe teatrove të saj është 65.000 metra katrorë.
Mbajtësi i rekordit botëror të Guinness-it është libraria Barnes & Noble në Fifth Avenue,Nju Jork. Megjithatë, kjo librari amerikane, më pak se një e katërta e madhësisë së ‘The Book Garden’ të Teheranit, u mbyll në vitin 2014.