Featured
Historike: Zbulohen rrënoja të qytetit të lashtë të Neapolisit
Rrugë, monumente dhe rreth 100 tanke fermentimi janë gjetur në Mesdhe, duke konfirmuar një teori rreth Neapolisit.
Rrënojat romake që shtrihen në mbi 20 hektarë janë zbuluar në brigjet e Tunizisë verilindore, duke konfirmuar “me siguri” një teori se qyteti i Neapolis ishte pjesërisht i përmbytur nga një cunami në shekullin e 4 pas Krishtit.
“Është një zbulim i madh,” ka thënë Mounir Fantar, kreu i një misioni arkeologjik tuniziano-italian që bëri gjetjen në brigjet e Nabeul për agjensinë e lajmeve AFP.
Ai tha se një ekspeditë nënujore kishte gjetur rrugë, monumente dhe rreth 100 tanke të përdorura për të prodhuar garum, një piper të fermentuar me bazë peshku që ishte e preferuar në Romën e lashtë.
“Ky zbulim na ka lejuar të vendosim me siguri se Neapolis ishte një qendër e madhe për prodhimin e garumit dhe peshkut të kriposur, ndoshta qendra më e madhe në botën romake”, tha Fantari. “Ndoshta aristokracia e Neapolisit dhanë borxh pasurinë e tyre për garumin”.
Ekipi i Fantarit filloi punën në vitin 2010 në kërkim të portit të Neapolisit, por vetëm bëri zbulimin dramatik të rrënojave këtë verë në sajë të kushteve të favorshme të motit.
Zbulimi gjithashtu tregoi se Neapolisi ishte pjesërisht i përmbytur nga një cunami më 21 korrik në 365 pas Krishtit që dëmtoi rëndë Aleksandrinë në Egjipt dhe ishullin e Kretës siç është shënuar nga historiani Ammien Marcellin.