Aktuale
Istogut do t’i prezantohen variantet se kah do t’i bie “Autostrada e Dukagjinit”

Komuna e Istogut në bashkëpunim me Ministrinë e Ifrastrukturës nesër do të kenë dëgjim me qytetarë për tu njoftuar me variantet se ka do të kalojë Autostrada e Dukagjinit.
Në bashkëpunim me qytetarët, komuna dhe ministria do të përcaktojnë segmentin më të favorshëm të Autostradës që pritet të fillojë në fund të këtij viti.“Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Istogut se më: 25.01.2019 e premte, duke filluar në ora 14:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Komunën e Istogut do të organizojë dëgjimin me qytetarë për variantin më të favorshëm të projektit ideor për segmentin e Autostradës që kalon nëpër territorin e komunës së Istogut
Në këtë dëgjim qytetarët do të njoftohen me variantet nëpër të cilat do ketë mundësi të kaloj autostrada.
Qytetarë të nderuar pjesëmarrja dhe kontributi juaj në dëgjimin publik do të kontribuonte në përzgjedhjen e variantit më të favorshëm që do ti plotësonte kërkesat e gjithë qytetarëve të Komunës tonë” thuhet në njoftim.
Ndërkohë që Media Ndërtimi.info kohë në parë ka shkruar rreth dëshirave të kryetarëve të komunave për variantet se kah do t’i bie autostrada. Variante drejtori i kompanisë “IfraPlus”, Musa Islamaj, që është projektues i projektit zbatues për ndërtimin e kësaj autostrade.
https://www.facebook.com/ndertimiinfo/videos/2225511131106809/
https://ndertimi.info/variantet-e-komunave-per-trasene-e-autostrades-se-dukagjinit/
