Arkitekturë
Ndërtesa brutaliste e Bashkisë së Bostonit do renovohet në 50 vjetorin e saj

Për dekada me radhë, ndërtesa brutaliste e bashkisë së Bostonit ka qenë një pikë e debatit midis vendasve. A është e bukur apo është e shëmtuar? A nxit krenarinë e qytetit apo është një vend i errët mes koleksionit të gjerë të arkitekturës historike të Bostonit?
Megjithëse u vlerësua shumë dhe gjerësisht kur u ndërtua në vitin 1968, struktura tashmë e njohur, nëntë katëshe, 47 mijë metra katror, është vendosur si një ndërtesë gjigande e nënvlerësuar në thelbin e distriktit qendror të Qendrës së Qeverisë. Shumë nga ata që jetojnë në Boston, janë të lodhur nga kjo. Fasada e saj e imponuar dhe brendësia jofunksionale nuk janë as të favorshme për frymëzimin e përditshëm as produktivitetin në vendin e punës, ankohen disa. Por të tjerë e shohin atë si një simbol të qëndrueshëm të lëvizjes së hershme brutaliste – një ikonë. Pavarësisht nga estetika e saj, çështjet më të mëdha të ndërtesës nuk mund të shpërfillen, shkruan ArchPaper, transmeton Ndërtimi.info.
Në afrimin e 50 vjetorit të “Boston City Hall”, Zyra e Arteve dhe Kulturës e Kryetarit të Bashkisë ka nxitur ndryshime të vogla dhe ka propozuar përditësime të tjera të gjera për ndërtesën e hartuar nga Kallmann, McKinnell dhe Knowles, që mund ta sjellin atë më afër epokës së shekullit të XIX-të. Në një raport gjithëpërfshirës të kryer përmes Departamentit të Shërbimeve Publike të qytetit, tashmë ka filluar një proces shumë-planësh planifikimi për të prezantuar si projektimin ashtu edhe përmirësimet e strukturës.
Idetë e mëdha janë të përshkruara në Sallën e Qytetit të Bostonit dhe në Plaza Study, të përfunduara në vitin 2017 në bashkëpunim me Utile Architecture + Planning me bazë në Boston dhe Arkitektët e Peizazhit Reed Hilderbrand. Modelet e qarkullimit duhet të përditësohen, duhet të përmirësohen sistemet e ndërtimit dhe infrastruktura, dhe qasja duhet të jetë një\ pikë\ kyçe e restaurimit, sipas raportit.
