Connect with us

Aktuale

A po e falë Ministria Infrastrukturës Bechtelin që nuk e përfundoi me kohë autostradën?

Published

on

Autostrada Prishtinë-Shkup “Arbën Xhaferi”, nuk u lëshua për qarkullim në fund të vitit që shkoi edhe pse një gjë e tillë ishte e paraparë në kontratën e Qeverisë me Bechtel-Enkan. Ashtu figuronte edhe në uebsajtin e kompanisë, mirëpo data e lëshimit të autostradës më pas u ndryshua. Kjo kompani nuk arriti të përfundojë punën me arsyetimin se moti ishte i lig. Por, për këtë konzorciumi amerikano-turk mund të rrijë i qetë pasi Ministria si duket nuk është e interesuar ta gjobisë. Zëvendësministri Rexhep Kadriu ka thënë për Gazetën Express se Bechtel ka insistuar t’i vazhdojë punimet por Ministria i ka kërkuar t’i ndërpres ato

Qytetarët që udhëtojnë nga Prishtina për në Shkup edhe për një kohë do t’i frekuentojnë rrugët e vjetra e të gjata, pasi autostrada ende nuk është e gatshme. Për vazhdimin e asfaltimit në  “Arbën Xhaferi” rol të madh do të luaj moti. Me ngritjen e temperaturave do të fillohet puna në asfaltimin e pjesëve të papërfunduara të autostradës.

Se autostrada do të duhej të ishte gati me 1 dhjetor të 2018-ës shkruante edhe në uebsajtin e Bechtel Enka-s. T7 ka kontaktuar kompaninë amerikano-turke dhe e ka pyetur se pse nuk është përfunduar autostrada brenda afatit kohor.

Në përgjigjen e tyre, Bechteli Enka thotë se “autostrada është planifikuar të përfundojë në Qershor të 2019”.

E pas interesimit të T7, kompania ka ndryshuar edhe datën e përfundimit të projektit “Arbën Xhaferi” në uebsajtin e tyre në gjuhën angleze.

Për vonesat e lëshimit të autostradës, Gazeta Express ka biseduar me zëvendësministrin e Ministrisë së Infrastrukturës Rexhep Kadriu. Në një bisedë telefonike Kadriu nuk i dha shumë rëndësi opsionit të gjobitjes së kompanisë. Ai tha se Bechtel-Enka kishte insistuar që punimet e autostradës të përfundojnë në kohën kur është e cekur në kontratë por sipas tij është vetë ministria që kishte kërkuar ndërprerjen e punimeve, kjo për shkak të kushteve atmosferike.

“Komplet kontrata është në zyrën ligjore të Ministrisë së Infrastrukturës. Është duke u shqyrtuar a do të ketë penallti apo nuk do të ketë ndaj Bechtel-Enkas, sepse për shkak të kushteve atmosferike ne i kemi ndërpre punimet mos mu asfaltu edhe pse Bechtel-Enka ka insistu me vazhdu punën”, tha Kadriu.

Pse Ministria i kërkoi Bechtelit t’i ndërpres punimet?

Kadriu tha se ndërprerja e punimeve u kërkua në mënyrë që të mos rrezikohej komplet projekti në fjalë.

“Ndërprerja e punimeve ka zgjatur me muaj, dikund nga 15 tetori jemi darkordu që mos mu asfaltu ura. Janë asfaltu rreth 500 metra, por ne kemi konstatuar se nuk mundet mu vazhdu asfaltimi i asaj ure, sepse u rrezikojke i tërë projekti”, shprehet zëvendësministri.

Deri më tani në këtë autostradë ka mbetur pa kryer ura, e cila është e gjatë 5.7 kilometra.

“Segmentet e tjera të autostradës janë të përfundume. Tani është duke u punu në shtratin e lumit Lepenc, ndërsa pjesa tjetër është e përfundume”, tha Kadriu.

Se kur do të lëshohet autostrada varet shumë nga moti. Në rast se temperaturat shkojnë në pesë gradë, Kadriu thotë se puna në fillon në “Arben Xhaferi”, e cila pritet të finalizohet brenda tri javësh.

“Momentin që temperaturat shkojnë mbi 5 gradë për një periudhë 3-javore besohet se do të përfundojë e tërë autostrada”, tha ai.

Por, temperatura e ulëta deri minus shtatë gradë do të vazhdojnë edhe disa ditë rresht.

Profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka deklaruar sot për Gazetën Express se reshjet e borës do të vazhdojnë edhe disa ditë në vend. Shtoi se temperaturat minimale në vend do të luhaten prej minus 7 gradë celsius deri në minus 10 gradë në viset malore.

Ndërsa, analisti Imer Mushkolaj thotë se Ministria e Infrastrukturës do duhej ta dënonte kompaninë amerikano-turke.

“Ishte shumë e lehtë për Ministrinë që të pranoj që Bechtel Enkas t’ia jap 53 milion për shkak se nuk i kishte përmbushur obligimet siç thuhej sipas kontratës. Tash do të duhej të ishte po kaq e lehtë që nga Bechtel Enka të kërkohen para respektivisht të ndëshkohet kjo kompani për shkak se nuk ka arritur të përmbush kontratën sipas marrëveshjes.”, tha Mushkolaj për T7.

Mushkolaj arsyetimet e Ministrisë së Infrastrukturës për mos përfundimin e autostradës i quan absurde.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse Qeveria do t’ia kthejë gjobitjen me monedhë të njejtë Bechtel-Enkas.

“Ne jemi duke e shqyrtu kontratën, jem të interesuar që çdo takstë të qytetarit me rujt. Do të respektohet kontrata pikë- për pikë nga ana e ministrisë”, tha ai. Po presim asfaltimin e urës më të gjatë në Ballkan në momentin që të jenë kushtet autostrada do të lëshohet dhe do të jetë në qarkullim të qytetarëve”, përfundoi Rexhep Kadriu.

Për shkak të mosrespektimit të kontratës, kompania amerikano-turke kishte detyruar Qeverinë e Kosovës të paguaj 53.1 milionë euro. Arsyet ishin për zvarritje të punimeve, si dhe për vonesa në pagesa të mjeteve në të kundërtën kushtëzuan se i ndërpresin punimet në Autostradën “Arbën Xhaferi” për ta dërguar lëndën në Arbitrazhin ndërkombëtar.

Pas kësaj Qeveria Haradinaj mori vendim që ta shlyejë këtë borxh.

Kjo autostradë synon të shkurtojë largësinë në mes të dy kryeqyteteve (Prishtinë-Shkup) dhe të ndikojë në rritjen e shkëmbimit të mallrave dhe lëvizjes më të lehtë të njerëzve nga të dy vendet.

Autostrada “Arbën Xhaferi” që filloi të ndërtohet në korrik të 2014, buxhetit të Kosovës i ka kushtuar mbi 600 milion euro.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending