Arkitekturë
Benart Shala pjesë e garës ndërkombëtare për arkitekturë, votimi i hapur
Një tjetër projekt i mahnitshëm nga studenti i Fakultetit të Arkitekturës, Benart Shala, ia ka mësyrë një gare mjaft të madhe nga Future Architecture, shkruan Ndërtimi.info.
Në mesin e 100 arkitektëve të rinj garues nga e mbarë bota, projekti i Shalës shpalos një dizajn mjaft interesant dhe intrigues. Ideja e projektit të pagëzuar “Architecture through the butterfly effect” apo “Arkitektura përmes efektit flutur” (që rrjedh nga teoria e kaosit) është një vullnet i lirë që e kishte shpjeguar Nietzsche (dehja e vullnetit të fortë), që i jep një ndikim të madh arkitekturës të së ardhshmes. Hartimi i një sistemi, një kompleks që ne si arkitektë na nxit më shumë në hartimin e diçkaje që mund të dallojë nga arkitektura e së tashmes dhe e së kaluarës.
“Serveri i muzeut vetëm si mjet për idenë kryesore, është hartuar në një rrugë jo specifike që vizitori duhet të ndjekë, por ata zgjedhin rrugën e vet që i jep një fund tjetër muzeut. Vendndodhja tjetër e disa prej perspektivave të muzeut të modifikuar janë një shembull bazë i efektit, nëse do të na lejohej të ndërtonim një strukturë të tillë në mes të lumit Rhine, nuk do të kishim këtë lloj lokacioni. Përfundimi im është për arkitekturën e së ardhmes është se ajo duhet të dizajnohet në mënyrë që përdoruesi të ketë një perceptim unik të arkitekturës”, thuhet në përshkrimin e idesë së projektit.
Autori i idesë më të votuar do të marrë pjesë në konferencën e Lubjanës dhe do të shpalosë idenë e vet për arkitekturën e së ardhmes, si dhe do të bëhen pjesë e programit të ekspozitave, konferencave, ligjëratave dhe punëtorive të Future Achitecture.
“Future Architecture Platform” prezanton dhe feston inovacionin, eksperimentimin dhe idetë e një brezi që do të dizajnojë arkitekturën dhe do të ndërtojë qytetet e Europës në vitet në vijim.
Ju mund të votoni për projektin e Benartit duke klikuar në opsionin “I like this”, që gjendet në këtë link:
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë12 hours ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë20 hours ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë18 hours ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë19 hours ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë16 hours ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Aktuale14 hours ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Aktuale16 hours ago
Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë
-
Infrastrukturë18 hours ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh