Aktuale
Nekrologji për inxhinierin e famshëm Jack Zunz

Inxhinieri i famshëm britanik Jack Zunz pati një krijimtari të bujshme gjatë karrierës së tij, e kulmin e arriti me “Shtëpinë e Operas” në Sidney të Australisë, që u ndërtua në vitin 1959.
Arkitekti danez Jorn Utzon në vitin 1957 fitoi konkursin për të dizajnuar “Shtëpinë e Operas” por që vet nuk mund ta bënte një gjë të tillë. Atij iu desht ndihma e një inxhinieri profesionist, të cilën ndihmë e gjeti tek Sir Jack Zunz, shkruan “The Guardian”, transmeton Ndërtimi.info.

Jack Zunz, në mes, së bashku me Ove Arup në të majtë dhe Michael Lewis në të djathtë, në vitin1964.
Një tjetër inxhinier që ofroi t’iu ndihmonte ishte Ove Arup, i cili ishte i rritur në Danimarkë, por punonte në Londër. Ai së bashku me ekipin e tij të shkëlqyer, të cilin e kishte krijuar që nga viti 1946 kishte kontribuar në krijimin e një sërë ndërtesash bashkëkohore.
Por, ndërtimi i “Shtëpisë së Operas” rezultoi të jetë një proces i komplikuar.

Jack Zunz kishte thënë se jeta pas projektit të “Shtëpisë së Operas” kishte qenë “e shurdhër” për të
Jack Zunz së bashku me Ove Arupin dhe Michael Lewis ndihmuan në ndërtimin e “Shtëpisë së Operës”.
Profili i krijuar nga ta rezultoi të jetë shumë më ndryshe nga format e lira të skicës me të cilin Utzon e kishte fituar dizajnin. Megjithatë Zunz u sforcua shumë për këtë projekt gjigant.
Ai arriti të kryente punën pasi që Utzon dështoi të jepre vizatime të detajuara për interierin, e si pasojë e kësaj kishte dhënë edhe dorheqje në vitin 1966.
Marrëdhënia në mes Utzon dhe inxhinierëve të tij, atë kohë ishte përkeqësuar shumë, por Zunz u sigurua që punimet të vazhdonin. Kompleksi u hap përfundimisht në vitin 1973 nën përgëzimet ndërkombëtare, duke u shndërruar në një objekt ikonë për vite me radhë.
Jeta pas ndërtimit të këtij objekti për Zunz-in kishte qenë “ e shurdhër”. Megjithatë ai ndërtoi një sërë projektesh tjera të tjera ndërkombëtare, të klasit të lartë, duke bashkëpunuar edhe me arkitektin e njohur Norman Foster me të cilin u bë edhe mik i ngushtë./Ndërtimi.info/
