Aktuale
Zharku bën llogaritje për dënimin e Bechtelit për vonesat në autostradën për Shkup

Autostrada “Arbën Xhaferi” nuk përfundoi në 2018-n, ashtu siç e parashihte edhe kontrata mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë punëkryese “Bechtel&Enka”. Por, për këtë zvarritje Ministria e Infrastrukturës nuk do të shqiptojë gjobë ndaj kompanisë, meqë siç ka deklaruar i pari i këtij dikasteri, Pal Lekaj duhet shikuar kontrata për tu siguruar se ku ka pas shkelje.
Se ndaj kompanisë nuk do të ketë gjobë ka reaguar ish-ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Lutfi Zharku. Ky i fundit, ka bërë llogaritjet për dënimin e Bechtelit për vonesat duke nënvizuar se ashtu si Qeveria e ka “ndëshkuar” vetën duke i ndarë “Bechtel&Enka”-s 53 milionë euro, njëjtë duhet edhe punëkryesi në këtë rast “Bechtel&Enka” ta “ndëshkoj” vetën me 183,631.13 euro në ditë, shkruan Ndërtimi.info
Përndryshe, sipas ish-ministrit, në kohën e të cilit kishte filluar projekti për këtë autostradë, do të ngjanin në bandë hajdutësh.
Zharku nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” ka thënë se kontrata e parasheh ndëshkimin për dështimin e cilësdo palë për mos përmbushje të obligimeve kontraktuale.
Me ç’rast për mos vonesa në përfundimin e punimeve, siç thotë Zharku kontrata parasheh ndëshkimin prej 1 milion euro në muaj për Qeverinë, kurse 40 mijë euro në ditë, gjegjësisht 1.2 milionë euro në muaj për punëkryesin.
Shkrimi i plotë i Zharkut:
Perseri, por shkurt, per autostraden “Arben Xhaferi” pas interesimit te shumte per mos perfundimin e puneve edhe perkunder shtyrjes se afatit me kompenzim nga ana e Qeverise!
Siq e dijme, me 5 qershor 2018, Qeveria ka ndare mjete me qellim te mbulimit te shpenzimeve per vazhdimin e ndertimit te autostrades “Arben Xhaferi” deri me 31.12.2018 ne shume prej 53.1 milion euro. Ne interpelancen per kete qeshtje ne Kuvendin e Kosoves, si dhe debate televizive, eshte deshmuar se kjo eshte bere pa kurrefare baze kontraktuale dhe ne kundershtim me ligj.
Natyrisht, kontrata parasheh ndeshkime per deshtimin e cilesdo pale per mospermbushjen e obligimeve kontraktuale. Nder te tjera, per vonesa ne perfundimin e punimeve konrata parasheh ndeshkimin prej 1 milion euro ne muaj per Qeverine, kurse 40 mije euro ne dite gjegjesisht 1.2 milion euro ne muaj per punekryesin, apo ndeshkimi baze eshte 20% me i larte per punekryesin se sa per Qeverine.
Prandaj, nese Qeveria e ka “ndeshkuar” vehten duke ndare per punekryesin 153,025.94 euro ne dite (53,100,000.00 milion euro : 347 dite) atehere edhe punekryesi do te duhej te “ndeshkoj” vehten me 183,631.13 euro ne dite (153,025.94 x 1.2)!
Perndryshe, do te ngjanin ne “bunch of crooks”!
https://ndertimi.info/lekaj-autostrada-sleshohet-kete-vit-se-dime-a-do-ta-gjobitim-bechtel-enkan/
