Connect with us

Aktuale

Llamkosi dhe Hoteli Grand, dy shembujt më të këqij të privatizimit

Published

on

Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë i filluar si proces në vitin 2003 nuk ka rezultuar me ringjallje dhe zhvillim biznesi për shumë prej tyre. Dy nga shembujt më të ‘këqij’ të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë konsiderohet të jenë ndërmarrja e llamarinës Llamkos dhe Hoteli Grand.

Të dy nga këto ndërmarrje të cilat u privatizuan në valët e para të procesit të privatizimit nuk kanë arritur të tregohen të suksesshme në afarizmin e tyre.

Llamkos dhe Hoteli Grand u privatizuan me metodën e spin-off-it specialqë nënkupton se blerësi nuk ka të drejtë t’ua ndërrojë destinimin, gjithashtu duhet të punësojë një numër të caktuar të punëtorëve dhe të realizojë investime të reja.

Valon Tolaj, drejtor menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, thotë për Radion Evropa e Lirë se Llamkosi është në procedurë të falimentimit dhe se AKP nuk kompetencë ligjore mbi Llamkosin, derisa Hoteli Grand është në procedurë të likuidimit.

“Të dyja këto ndërmarrje kanë qenë të privatizuara nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit dhe AKP si trashëgimtare ka pasur për obligim që t’i mbikëqyrë zbatimin e kontratave të privatizimit dhe për shkak të moszbatimit të kushteve të kontratës, AKP ka qenë e detyruara që të bëjë tërheqjen e aksioneve. Si pasojë e kësaj, të dy ndërmarrjet kanë shkuar në proces të likuidimit. Hoteli Grand qysh tani është i gatshëm të privatizohet edhe pse është në procedurë të likuidimit, ndërsa sa i përket Llamkosit lidhja e AKP-së me Llamkosin ka përfunduar në momentin e shitjes”, thotë Tolaj.

Fabrika Llamkos, gjendet në Vushtrri dhe ajo është e destinuar për përpunimin e llamarinës. Fabrika është projektuar që të prodhojë mbi 120,000 tonë të llamarinës se zinkuar për vit.

Kjo ndërmarrje ishte privatizuar dy herë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Herën e parë është privatizuar në vitin 2005, më metodën e spin-off-it special, kurse në vitin 2009 AKP kishte bërë tërheqjen e aksioneve nga blerësi për shkak të mospërmbushjes së obligimeve kontraktuale.

Përpjekja tjetër ishte realizuar në vitin 2011, kur kjo ndërmarrje ishte blerë nga një kompani angleze. Por, as kjo kompani nuk ka përmbushur obligimet dhe si rrjedhojë, që nga viti 2015 kjo ndërmarrje është në procedurë të falimentimit.

Janë rreth 500 punëtorë të cilët kanë mbetur pa punë tash e katër vjet, të cilët madje pretendojnë të jenë kreditorë, pasi menaxhmenti i kompanisë u ka mbetur borxh 10 paga ose në total 750 mijë euro.

Enver Isufi, anëtar i Sindikatës se Punëtorëve të kësaj kompanie ka treguar për Radion Evropa e Lirë, se punëtorët janë në pritje të shpagimit të borxhit, por që ende nuk kanë informata se kur do dal për likuidim kjo ndërmarrje.

“Nuk i kemi marrë pagat, fabrika nuk ka dal në shitje dhe as pronari më nuk është paraqitur. Nuk kemi informata as nga Gjykata dhe administratori i caktuar për këtë çështje nuk na ka kontaktuar. Kemi mbetur në pritje të ndonjë vendimi”, thotë Isufi.

Në anën tjetër, Virtyt Ibrahimaga, administrator i Llamkosit, i caktuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, pati thënë për Radion Evropa e Lirë se gjykata është duke i shqyrtuar kërkesat e kreditorëve dhe shpejtë pritet që të kompania të kalojë në proces të likuidimit dhe më pas punëtorët dhe kreditorët tjerë të marrin paratë e tyre.

Ibrahimaga tregon se borxhi i përgjithshëm i kompanisë “Coresteel”, kompani kjo e cila kishte blerë Llamkosin, ndaj kreditorëve përfshirë edhe punëtorët është mbi katër milionë euro.

Hoteli Grand në pritje të riprivatzimit

Hoteli Grand ishte privatizuar në vitin 2006 në një vlerë prej mbi 8 milionë euro dhe një kontratat që obligonte blerësin e Hotelit Grand që të bënte investime në vlerë prej mbi 20 milionë euro dhe të punësonte 570 punëtorë.

Por, mosrealizimi i zotimeve, nga ana e blerësit bëri që kjondërmarrje shoqërore të hynte në paqartësi ligjore në mes blerësit të Hotelit Grand, Zylqif Berisha pronar i kompanisë NTP ‘Unio Commerce’ dhe AKP-së.

Agjencia Kosovare e Privatizimit në vitin 2012 tërhoqi aksionet në ndërmarrjen e re Grand Hotel dhe ktheu këtë ndërmarrje nën administrimin e vet.

Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit konsiderojnë se lidhur me Hotelin Grand, të gjitha procedurat gjyqësore lidhur me këtë veprim ligjor të AKP-së kanë përfunduar me vendime gjyqësore përfundimtare në favor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Valon Tolaj, drejtor menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit thotë se Hotel Grand është i gatshëm për t’u ofruar për privatizim, qoftë edhe përmes Ligjit për investime strategjike.

“Hotel Grand qysh tani është i gatshëm të privatizohet edhe pse është në procedurë të likuidimit. Ne po tentojmë të gjemë mënyrë më të mirë që t’i japim vlerë më të madhe përmes Ligjit për investime strategjike. Ne i kemi dërguar të dhëna Qeverisë së Kosovës për Hotel Grand dhe presim që të kemi investitorë nga fusha e hotelerisë ”, thotë Tolaj.

Sidoqoftë, beteja për Grandin nuk konsiderohet e humbur për blerësin e këtij Hoteli, Zylqif Berisha. Ai pretendon se tërheqja e aksioneve që bëri AKP, është bërë në mënyrë të padrejtë dhe se askush nuk mund të privatizojë Hotelin Grand.

“Procesi gjyqësor rreth Hotelit Grand është duke vazhduar dhe se askush, asnjë institucion, nuk mund ta vendosë këtë objekt në riprivatizim apo siç është thënë t’ua ofrohet investitorëve privatë përmes Ligjin për investime strategjike. Unë dua vetëm drejtësi në këtë proces. Ne ju themi të gjithëve të mos nguten me vendime për Hotelin Grand, duhet të priten vendimet e gjykatës”, ka thënë Berisha për Radion Evropa e Lirë.

Hoteli Grand, krahasuar me të kaluarën, është pothuajse jashtë veprimtarisë për të cilën ishte destinuar në kohën kur u ndërtua 40 vjet më parë, në vitin 1978.

Aktualisht, në hapësirat e Hotelit Grand operojnë biznese të ndryshme, duke filluar nga shtëpi mediale, zyra për shërbime të ndryshme ligjore, të kontabilitetit, organizata të huaja, aparate bankare, hapësira reklamuese, lojëra të fatit e shërbime medicinale.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending