Featured
Arredimi perfekt me ngjyra të ndezura

Vjeshta është periudha e ngjyrave të ngrohta, të pasura dhe komode.
Nga ngjyra çokollatë në të verdhë të artë, nga portokallia e thelle në të kuqen potente; të gjitha këto mund të jenë prezente në ambjentet tuaja nëse ndiqni këshillat e mëposhtme.
Ngjyrat e Natyrës
Transofrmojeni dhomën tuaj të ngrënies dhe jepini një pamje shumë elegante. Kombinimi i ngjyres kafe me të verdhën e ndezur krijon një kontrast të mrekullueshem, i cili na kujton pikërisht ngjyrën kafe të pemës dhe të verdhën e gjetheve. Sepse ushqimi shijon me shume ne prani te ngjyrave te natyres.
Nje spërkatje e ndezur
Nëse muret tuaja kanë një ngjyre neutrale, nevojitet një spërkatje e ngrohtë për ti dhënë aromën e stinës, pa humbur stilin modern të arredimit. Modeli i divaneve Chateau D’ax Moon ruan stilin dhe shumëllojshmëria e ngjyrave të tyre të lejon të ndjekësh gjithmonë trendin e momentit.
Kontrast ngjyrash në kuzhinën tuaj
Frymëzohuni nga natyra e paparashikueshme, e cila gjithnjë kombinon ngjyrat në mënyrë që të balancojnë njëra-tjetrën! Zbatojeni këtë rregulll në arredimin e kuzhinës tuaj, si në këtë model të sjellë nga Febal Ice Industrial Edition. Mobiljet e verdha në të gjelbërta zbuten nga ngjyra e kafe e përpunuar e syprinave dhe kanatave, duke ngjallur ndjesinë e pyjeve të vjeshtës.
Kombinim i akullt
Një tjetër tendencë e vjeshtës janë edhe kombinimet drastike të ngjyrave. Përmes kompozimeve luksoze por të sofistikuara, dhomat e gjumit Minerva two tone grey Bed sjellin një prekje elegante italiane. Zgjidhni ngjyra që reflektojnë dritën dhe detaje me profile kromi, të cilat japin ndjesinë e modernes dhe të luksit.
Për një vjeshtë frymëzuese…
Nesë do t’i vinim stinëve mbiemra, atëherë dimri do të ishte i ftohtë, pranvera, e gjallëruar, vera do ishte e ndezur dhe vjeshta do të ishte…frymëzuese. E ku ka krahasim më të mirë sesa ta krahasosh atë me librat.
Në këtë rast, librat vijnë si një dekor plotësues i ambjenteve, kopertinat shumëngjyrëshe të së cilëve janë çelësi për të sjellë prekjen e stinës në dhomën tuaj të ndejtjes. Kombinojini ato me një bibliotekë të tipit “Zalf Domino”, ngjyrat e hapura të së cilës nxjerrin më shumë në pah librat dhe detajet e tjera mbi rafte.
