Connect with us

Featured

Këshilla se si të zgjedhni divanin perfekt për ambientin tuaj

Published

on

Ka ardhur përsëri ai moment I bukur dhe pak stresant ku duhet te ridekoroni ambjentet tuaja. Qetësohuni dhe shijoni cdo moment, kthejeni në argëtimin e një arti te vërtetë duke ndjekur këshillat e dizajnuesve.

Divani është një nga shpenzimet më të mira të mobiljeve në shtëpi, kështu që zgjidhni divanin tuaj me kujdes. Divani juaj i ri do të jetë me ju për shumë vite. Qoftë divan ose kënd, mbetet pjesa më e konsiderueshme e kohës në dhomën tuaj të ndënjes ndaj duhet të jeni tepër të vëmendshëm në zgjedhjen tuaj të ngjyrave.
Si të zgjidhni ngjyrën e drejtë të divanit: Ku të filloni
Nëse po nisni një projekt arredimi nga e para, divani mund të zgjidhet së pari, kështu që ju mund të dekoroni lehtësisht ambjentin përreth.
Nëse jeni duke shtuar një divan në një dhomë të dekoruar ose nëse preferoni që divani të luajë një rol mbështetës, atëherë zgjedhja e ngjyrës bëhet shumë e rëndësishme do të thotë që ju do të duhet të vendosni nëse divani do të jetë neutral ose jo.Ka dizenjues që favorizojnë idenë e një divani që përputhet me ngjyrën e murit për ta bërë dhomën të duket më e madhe. Kjo është një ide kreative por ndryshimi i ngjyrës së murit në të ardhmen mund të jetë i komplikuar. Qasja më e zakonshme është që të zgjedhësh një divan që plotëson dekorin ndaj ngjyrat neutrale janë më të preferuarat momentalisht. Nëse vendosni një divan të errët në një dysheme të errët, ai do te zhduket në dhomë. Nëse dëshironi të përdorni një divan të errët në një dysheme te errët, duhet të përpiqeni ta bëni më të dukshëm psh me këmbë metalike ose të lehta të drurit ku të krijojë hapësirë vizuale në mes të divanit dhe dyshemesë.

 

Sfida më e madhe e një divani është lyerja e mureve dhe veshja e ambjentit. Përpara se të zgjidhni një divan të bardhë apo të lehtë, mendoni se si po përdoret tani dhoma, jo si shpresoni se do të përdoret. Nëse divani juaj do të përdoret nga fëmijët dhe kafshët shtëpiake, dhe ju ende e doni idenë e një divani ne ngjyre të lehtë, atëherë mbulesat mbrojtese te cilat lahen janë një kompromis elegant.
Keshillat sekrete te dizajnerave kur te blini nje divane
Kur blini një divan të ri, mos u ndjeni të detyruar të blini fiks kolltukun identik me to. Një opsion më fleksibël i stilit është zgjedhja e një karrige për të plotësuar divanin tuaj të ri. Karriget nuk duhet të jenë një kombinim i saktë për divan por mund të pershtaten me ngjyrën e divanit ne përbërje cope ose cilësi. Mos harroni jastëkët për nje look më të detajuar dhe të kompletuar duke arritur kështu një dekorim të plotë të dhomës tuaj të ndënjes.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending