Aktuale
Arkitektura që e shënon Vitin e Ri
Nëse do të mund të zgjedhnit në mes të tre artistëve më të famshëm në botë që ndonjëherë kanë jetuar për të jua dizajnuar shtëpinë, kë do të zgjedhnit? Botticellin? Mikelanxhelon? Pikason?
Arkitekti Frederico Babina, me bazë në Barcelonë të Spanjës ka shpalosur disa ide dhe ka krijuar një seri të posterëve që paraqesin ndërtesa në stilet e përdorura nga artistët më të njohur në botë.
Puna nuk qëndron tek shndërrimi i Joan Miros në arkitekt, por Babina merr thelbin e shprehjes unike të artistëve dhe luan me të.
Sipas tij “Arti dhe arkitekrua janë dispilina që flasin dhe e prekin lehtësisht njëra tjetrën, por definicioni dhe funksioni i arkitekturës është të ndryshuarit e vazhdueshm e arteve kontemporale”.

Seritë e Babines me 27 imazhe të quajtura “Archist” janë një ridizajnim dhe riimagjinim i disa prej veprave më ikonike të artit dhe shndërrimi i tyre në ndërtesa.
Babina sheh mënyrën se si arkitektura mund të ndërlidhet në forma të ndryshme me artin.

Arkitekti i njohur italian nuk sheh limite në veprat e artit. Ai ka krijuar shumë seri të imazheve të inspiruara nga këngët muzika, thëniet e famshme të arkitektëve të njohur si Frank Lloyd Wright.

Të parit e paraleleve mes arkitekturës dhe muzikës nuk është një gje pazakonshme për Babainen. Sipas tij ,nëpërmjet muzikës arkitektët mund të inspirohen për të gjetur edhe më lehtë format dhe idetë për kryevepra arti./Ndërtimi.info/





