Aktuale
Ndërtimet i sjellin Prishtinës 2 miliardë euro që nga paslufta

Ndërtimet në Kosovë që nga paslufta morën hov, e më theks ato në Komunën e Prishtinës duke shkaktuar kështu edhe kaos urbanistik.
Në fillim vëmendjen mori Lagjja “Arbëria” e njohur ndryshe edhe si Dragodani, për të cilat ndërtime pati kritika se vendi aty nuk është i përshtatshëm për gjithë ato ndërtime. Kjo vihej në dyshim meqë hihen shtresa të ndryshme të dheut.
Dheu në këtë pjesë është më i lagësht, ku në këtë mënyrë bënë që në çdo gërmim të paraqitet problem.
Madje aty paraqitet edhe rreziku i rrëshqitjes së dheut.
Megjithatë, “Dragodani” u mbi ndërtua. Nga aty ndërtimtarët u zhvendosen në “Kalabri”, “Mati 1” e ku jo tjetër.
Kritikat erdhën edhe se para ndërtimit, ndërtimtarët nuk bëjnë matjet sizmike.
Nga gjitha këto ndërtime të pasluftës në Prishtinë kanë hyrë mbi 2 miliard e gjysmë euro, kështu ka bërë të ditur i pari i kësaj komune Shpend Ahmeti, raporton Ndërtimi.info
“Nëse vendosim të jetë Prishtina e Re dhe atje të liberalizojmë ndërtimit e anë tjera me ndal. Por kyçja mendoj që në Prishtinë kanë hyrë mbi 2 miliardë e gjysmë euro në ndërtim prej 99-ës”, tha tha Ahmeti gjatë një takimi që pati dje me Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës që për qëllim pati nënshkrimin e një memorandum bashkëpunimi për “Bienalen e Arkitekturës 2018”.
Në infrastrukturë janë shfrytëzuar jo më shumë se 300 milionë euro, e për të cilën vetë Shpend Ahmeti ka theksuar se Prishtina është tepër mbrapa me infrastrukturë, raporton Ndërtimi.info.
“Ndërsa në infrastrukturë janë shfrytëzu diku zyrtarisht prej Komunës së Prishtinës jo më shumë se 300 milionë euro dhe kjo i bie që ne jemi tepër mbrapa me infrastrukturë dhe vitet në vijim kështu kemi me hjek me infrastrukturë dhe me lagje ku thjesht nuk kemi mundësi”, tregon Ahmeti.
Gjatë vitit 2018-të në Prishtinë janë lëshuar 185 leje ndërtimi. Ndërkaq, vitet ekstreme që u ndërtua janë viti 2010 kur janë lëshuar 176 leje ndërtimore, viti 2016 me 162 leje dhe viti 2015 me 159 leje. Kurse në vitin 2002 janë lëshuar 5 leje ndërtimore, që përcillen nga viti 2001 me 8 leje ndërtimore dhe viti 2009 me 29 leje.
