Connect with us

Aktuale

Shala thotë se prioritet për MTI-në më 2019 do të jetë tregu i derivateve të naftës

Published

on

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka mbajtur konferencën për fundvit dhe ka prezantuar të arriturat e vitit 2018 dhe objektivat e vitit të ardhshëm, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Shala ka theksuar se janë sponsorizuar 8 Ligje, 20 Udhëzime Administrative, 6 Rregullore të MTI-së, 4 Udhëzime Administrative, 1 Rregullore të Qeverisë dhe 4 Urdhëresa, transmeton Koha.net.

Shala ka thënë se prioritet gjatë 2018 kanë qenë mbrojtja e prodhuesve vendorë, përkrahja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, rritja e eksportit, mbrojtja e konsumatorit, reforma e Inspektimeve dhe përmbushja e obligimeve që dalin nga MSA.

“Përmes vendimeve që kemi marr, kemi dëshmuar se prodhuesve vendor iu kemi dhënë prioritet: Duke zbatuar ligjin për antidumping dhe ligjin për masa mbrojtëse ne kemi vendosur taksa për: Pemë dhe perime, blloka, miell, pastaj unë kam vendosur fillimisht taksën 10% për prodhimet me origjinë nga Bosnja dhe Serbia e pastaj edhe taksa 100 % që do të vazhdojë të mbetet në fuqi për të gjitha produktet. Këto vendime të MTI-së kanë prekur direkt prodhuesin e Kosovës, fermerët tanë dhe ekonominë e vendit tonë në përgjithësi. Si rezultat i këtyre vendimeve, ka rritje të vendeve të reja të punës, ka mbulim më të madh të tregut vendor me prodhime vendore, dhe ka rritje të cilësisë së prodhimeve vendore”, ka theksuar Shala.

Sipas Shalës për ndërmarrjet e volga dhe të mesme janë ndarë gjatë këtij grante në vlerë prej 1.6 milion euro.

“Kemi shpërndarë grante prej 1.6 milion euro për 35 kompani prodhuese të vendit tonë. Me këto grante të shpërndara gjatë vitit të ardhshëm presim krijimin e qindra vendeve të reja të punës, rritjen e kualitetit të prodhimeve vendorë dhe rritje të eksportit. Kemi krijuar kushte me të mira për NVM duke investuar në zona ekonomike ekzistuese si për shembull investime prej 2,4mln euro në zonën ekonomike në Suharekë. Investimi prej 1.6 mln Euro në zonën Ekonomike në Viti. Jemi në procedurë të përzgjedhjes së operatorit ekonomik për fillimin e punës në zonën ekonomike në Vushtrri. Kemi themeluar zonën Ekonomike në Malishevë, vitin që vjen presim të nisim procedurat për ndërtimin e kësaj zone. Kemi themeluar inkubatorin e biznesit në të njëjtën komunë”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë se përveç mbrojtjes së prodhimit vendor, gjatë këtij viti jemi fokusuar në krijimin e kushteve për rritjen e eksportit të prodhimeve tona jashtë Kosovës.

“Prandaj, gjatë këtij viti është subvencionuar pjesëmarrja e 33 eksportueseve kosovar në 9 panaire ndërkombëtare, në të cilat janë ekspozuar dhe promovuar mbi 220 produkte kosovare. Si rezultat i pjesëmarrjes në këto panaire janë nënshkruar 33 para kontrata për eksport si dhe kompanitë kanë depërtuar edhe në 3 tregje të reja”

Sipas Shalës në mbrojtjen e konsumatorit MTI-ja ka qenë jashtëzakonisht e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorit gjatë këtij viti, prandaj janë lëshuar urdhëresat për inspektoratin.

“Urdhëresën për ndalimin e shitjes së duhanit dhe alkoolit për moshën nën 18 vjeç, kjo është në punë konkrete që është bërë për mbrojtjen e konsumatorit. Urdhëresën për etiketimin e produkteve, dhe kemi tërhequr nga tregu produktet që nuk i referohen Kosovës si shtet. Sot gjithashtu kam lëshuar urdhëresën e cila i obligon pikat shitëse të karburanteve ti vendosin në hyrje , ne tabela, çmimet e produkteve”, tha Shala.

Shala ka thënë se ka iniciuar kontrollin e peshës së bukës dhe deklaracionit të saj nëpër subjekte ekonomike, dhe kudo ku janë hasur probleme, janë marr edhe masat ndëshkimore.

“Kemi dërguar për analiza mostra të lodrave që janë tregtuar në vendin tonë. Pas arritjes së analizave kemi asgjësuar mbi 17,000 copë lodra, dhe kemi ndaluar importin e mbi 18 kontingjenteve me lodra të tilla në vendin tonë. Duke ndikuar kështu direkt në shëndetin e fëmijëve tanë. Gjatë këtij viti, kam marrë vendim për dislokimin e agjencive të cilësisë së Kosovës, dhe krijimin e Qendrës Nacionale për Cilësi. Gjatë vitit të ardhshëm do të fillon dislokimi i këtyre agjencive dhe implementimi i projektit 14 milionësh që kemi fituar nga Banka Botërore”, ka thënë Shala.

Sipas tij ka treguar se është rritë numri i inspektimeve të tregut në krahasim me vitin e kaluar për 150%, janë realizuar mbi 1.502 inspektime të operatorët ekonomik në sektorin privat, për 12 muaj janë marr mbi 436 mostra të karburanteve të lëngëta të naftës në tregun e brendshëm, me qëllim të verifikimit të cilësisë së këtyre produkteve nga këto 436 mostra, mbi 230 mostra janë marr vetëm në kohën sa Shala është ministër, d.m.th nga 1 tetori 2018 e deri me sot.

“Janë shqyrtuar mbi 204 ankesa të konsumatorëve dhe kryesisht kanë rezultuar të bazuara prandaj edhe janë vendosur në favor të konsumatorit dhe me këtë nënkuptojmë që është rritur besimi i qytetarëve në institucione. Gjithashtu janë shqiptuar 121 gjoba ndaj operatorëve ekonomik të cilët nuk kanë respektuar ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, si dhe janë iniciuar 45 procedura në gjykatat kompetente.

Ministri tha se Inspektimet shtetërore janë komponentë thelbësore e një shteti rregullator modern dhe duhet të jenë të fokusuara në zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve por assesi nuk duhet të shndërrohen në barrë administrative për sektorin privat në Kosovë.

“MTI është duke u angazhuar në zvogëlimin e barrës administrative dhe në thjeshtëzimin i Lejeve dhe Licencave për bizneset. Për momentin në Kosovë, janë në fuqi rreth 460 leje dhe licenca të ndryshme që lëshohen nga institucionet e ndryshme të nivelit qendror dhe lokal. MTI do të jetë institucioni i parë që do të filloj procesin e thjeshtëzimit të këtyre lejeve dhe licencave nëpërmjet procesi rregullator dhe do të bëjë eliminimin e atyre që janë të dublifikuara (apo të tepërta) në mënyrë që të ndikoj në përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit afarist në Kosovë. Me mbështetjen e projektit të IFC-së (Banka Botërore) e që financohet nga Qeveria Zvicerane “Përmirësimi i Klimës së Investimeve në Kosovë”, MTI është duke e koordinuar procesin e reformës së inspektimeve në tërë Republikën e Kosovës”.

Shala ka folur edhe për përmbushja e obligimeve që dalin nga MSA, që sipas tij, MTI ka qenë dhe është e përkushtuar që të përmbush të gjitha obligimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit.

“Në këtë aspekt, të gjitha departamentet dhe agjencionit në kuadër të MTI kanë bërë punë të jashtëzakonshme, prandaj, unë sot jam i lumtur të them që ne kemi realizuar 74% të kritereve që janë paraparë për këtë vit”.

Shala ka theksuar se për herë të parë në histori të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë këtë vit është realizuar buxheti në masën prej 93 për qind.

Ai ka thënë se prioritetet për vitin 2019 fokus të veçantë do të kem në tregun e derivateve të naftës.

“Në kalimin e ligjit të ri sipas standardeve dhe direktivave të BE. Por gjithashtu, në hartimin e kritereve me qëllim të rritjes së kualitetit të derivateve të naftës në tregun vendor”, ka thënë Shala.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending