Connect with us

Aktuale

EKSKLUZIVE: Dënimet për kompanitë që iu vdiqën punëtorët më 2018

Published

on

Vitin që po e lëmë pas, në vendin e punës në rrethana të njëjta, pasiguria në punë, humbën jetë 23 punëtorë. Nga ky numër, sipas Inspektoratit të Punës, 12 ishin punëtorë të ndërtimtarisë.

Shkruan: Shkëndije Ahmeti

Për këto 12 raste Ndërtimi.info ka siguruar raportet e Inspektoratit të Punës që tregojnë se si erdhi deri te vdekja e punëtorëve dhe gjobat që janë shqiptuar për punëdhënësit. Gjoba më e madhe i është shqiptuar kompanisë Sh.P.K “Timi Construction” për rastin e vdekjes së punëtorit Valon Berishës, 10 mijë euro.

Ndërsa gjoba më e ulët e shqiptuar është 2 mijë euro ndaj kompanisë “SatStyro” ku vdiq 17 vjeçari Seldin Alija, raporton Ndërtimi.info

Vdekja e parë në 2018-ën ishte shënuar më 31 janar në Gjilan. Punëtori Musli Krasniqi derisa po bënte ngarkimin dhe shkarkimin e armaturave, ku një nga shufrat metalike kishte rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike. Kontakt ky që i mori jetën të ndjerit Krasniqi.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur nga mos sigurimi i vendit se ku do të ndalej transporteri. E për këtë Inspektorati i Punës ka gjobitur kompaninë Sh.P.K “Fitorja” me 5  mijë e 500 euro gjobë.

Këtë e ka bërë të ditur për Ndërtimi.info zëvendëskryeinspektori i Punës, Agim Millaku.

Gjoba për punëdhënësin ka qenë 5 mijë e 500 euro për mos sigurimin e vendit të punës në mënyrë të sigurt që transporteri mos me ndal aty afër kontaktit me tensionin e lartë të energjisë elektrike”, tregoi Millaku.

Dënimi maksimal 10,000 euro
Dënimi minimal 2,000 euro

Edhe Drilon Arifaj humbi jetën pas kontaktit me telat e rrymës elektrike, deri sa po punonte në një shtëpi private më fshatin Peqan të Suharekës. Arifaj punonte në kompaninë “Fisi Co” Sh.P.K. Ngjarja ka ndodhur derisa i ndjeri po i barte dërrasat e lagur nga një mini-garazhë, gjatë sëcilës bartje edhe ra në kontakt me telat e rrymës.

Rasti tjetër ka të bëjë me vdekjen e punëtorit, Gentian Krasniqi, i cili kishte rënë nga lartësia derisa po punonte në një ndërtesë në “Rrugën B”. Sipas raportit të inspektoratit, tashmë i ndjeri Krasniqi gjeti vdekjen deri sa po zbriste skeleve por që i dështoi kapja në shufrat e skeleve.

Gentian Krasniqi, në Rrugën B ka rënë nga lartësia. Ka tentu me zbrit përmes skeleve dhe rastësisht i ka dështuar kapja në shufrat e skeleve dhe ka rënë por saktë sa ka qenë lartësia nuk dihet”, thuhet në raportin e Inspektoratit të Punës.

Vdekjet në vendin e punës nxiten reagime e deklarata të shumta. Ajo që shqetësoi qytetarët ishte se për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike, në sektorin e ndërtimit po detyrohen të punojnë edhe persona që nuk kanë njohuri me këtë fushë.

Në mëngjesin e 24 majit u shënua edhe një vdekje. 30 vjeçari Valon Berisha i diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit ra nga kati i tretë i një objekti që po ndërtohej në Fushë Kosovë.

Valoni po punonte në kompaninë Sh.P.K “Timi Cnstruction”. Ai la pas vetës një vajzë dy vjet e gjysmë dhe një djalë mbi 1 vjet.

Ndërtimi.info mëson se Inspektorati i Punës ka gjobitur kompaninë me 10 mijë e 500 euro.

Sipas raportit, i ndjeri shkoi në vendin e punës para kohe. Sipas po të njëjtit raport nuk dihet se kush i ka dhënë urdhër.

Valon Berisha, në Fushë Kosovë Sh.p.k “Timi Construction” ka rënë nga lartësia, diku nga kati i tretë, afërsisht nëntë metra. Punëtori ka shkuar para kohe në vendin e punës. Ka qenë i profesionalizuar në diçka tjetër por ka punuar në ndërtimtari pa u koordinuar me dikë. Nuk dihet kush i ka dhënë urdhër por dihet se para se me fillu orarin e punës ka gjet vdekjen. Për të njëjtin është shqiptuar masa ndëshkimore gjobë nga ana inspektorit të punës me shumë 10 mijë e 500 euro”, thuhet mes tjera në raport.

Edhe punëtori i kompanisë ndërtimore NN “Hoxhaj” Gani Brahimaj pasi kishte rënë nga lartësia e një shtëpie private, humbi jetë. Rasti kishte ndodhur në fshatin Përbërgj të Deçanit, derisa po bënte fasadimin e shtëpisë. Për këtë rast Inspektorati i Punës për këtë rast ka gjobitur kompaninë me 2 mijë e 600 euro.

Edhe kompania ndërmarrjes ndërtimore NN”UKA” është gjobitur me 5 mijë euro nga Inspektorati i Punës. Pasi që punëtori i kësaj kompanie Fitim Saraqi humbi jetë në vendin e punës.

Sipas raportit të Inspektoratit, i ndjeri Saraqi ka qenë duke prodhuar kubëza të betonit dhe gjatë procesit ka hyrë nën pajisjen që i ngrit ngarkesat por që në këtë rast ka dështuar ngarkesa.

“Fitim Saraqi, punëtor i ndërmarrjes ndërtimore NN “Uka”, kompania është gjobitur me 5 mijë euro, rasti ka ndodhë në Vushtrri, punëtori ka qenë duke prodhuar kubëza të betonit. Rastësisht ka hyr nën pajisjen që i ngrit ngarkesat dhe ka dështu ngarkesa”, thuhet në gjetjet e raportit.

Për shkak rrëzimit nga lartësia është edhe rasti i punëtorit Sefer Kryeziu. Rast ky që ende është në procedurë.

Sefer Kryeziu ka rënë nga lartësia nga fshati Bubavec i Malishevës. Rasti është në procedurë akoma. Thuhet vetëm se rënia nga lartësia por çka ka ndodhë më tutje nuk dihet se rasti është në procedurë”, tregon Millaku për Ndërtimi.info

Ndërsa rast tjetër ka ndodhur me 22 shtator të këtij viti. 37 vjeçari Bekim Maloku nga Gjilani. Ai gjeti vdekjen në oborrin e shtëpisë së tij ë ishte zënë nga bolduzeri. I ndjeri Maloku ishte duke hapur një kanal por që për një moment iu ishte shembur dheu dhe bolduzeri i kishte rënë përmbi.

Ndryshe, prej rasteve të lartcekura është edhe kur vetë punëdhënësi ka gjet vdekjen në vendin e punës.

Sefë Gjocaj është punëdhënësi vetë. Në të njëjtin fshat, pra, Pëbërgj brenda një kohe të shkurtër ka rastisë vetë punëdhënësi ka vdek”, tregoi Millaku.

Investitori Milazim Bajraktari në Prishtinë, vdiq pasi kishte rënë nga lartësia 7 metra.

Ndërsa ende vazhdon të jetë e paqartë rasti i 23 vjeçarit nga Peja, Milor Belegut që konsiderohet të ketë rënë nga lartësia. Kjo pasi që siç thonë në Inspektoratin e Punës nuk janë njoftuar me kohë.

“Milor Belegu, është rast që konsiderohet që ka rënë nga lartësia. Por nuk është raportu rasti në inspektoratin e punës. Tash rasti është në procedurë. Sepse tek pasi ka vdek e kanë lajmëruar rastin”, tha Millaku.

Në raste të mos njoftimit në kohë të ngjarjes, Inspektorati i Punës ndëshkon me gjobë kompaninë.  

“Nëse rasti nuk është lajmëruar në inspektoratin e punës, sepse është  një detyrim i punëdhënësit me lajmëruar rastin menjëherë që të ndodhë ose në momentin më të përshtatshëm për në afatin më të shkurtër kohor. Pra para se të ndërron gjendja, para se të ndërron situacioni ku mundet inspektori me i marrë të dhënat e sakta lidhur me rastin. Përndryshe humbin gjurmët dhe rasti si rast mund të hetohet vec përmes hipotezave ku mund të themi ka ndodhë kështu, apo kështu, por që nuk ka fakte. Për mos lajmërimin e rastit, masa ndëshkimore gjobë për kompaninë”, potencoi Millaku.

Zëvendëskryeinspektori i Punës, Agim Millaku në një intervistë për Ndërtimi.info tregoi edhe se a ka raste kur fajtor ka qenë vetë viktima.

“Në rrethana tona, fajësia bie në punëdhënësin sepse për ta fajësuar punëtorin duhet me pas shumë dëshmi që punëdhënësi ka kryer obligimet e veta ndaj tij. obligimet duhet që punëtori të jetë i informuar mirë, duhet të jetë i udhëzuar mirë para se t’i jepet puna, duhet t’i tregohet me cila mjete dhe në çfarë kushte duhet të punojnë, mënyrën e veprimit prej fillimit deri në fund dhe duhet të iu ipet mjetet dhe pajisjet personale mbrojtëse adekuate për vendin e punës me udhëzimet përkatëse. Nëse krejt këto i dëshmon që punëdhënësi i ka kryer edhe që punëtori ka fakte nuk ka vepruar sipas udhëzimeve atëherë punëtori e ka pësuar”, ka bërë të ditur Millaku.

Ndërsa, ngjarja që tronditi gjithë Kosovë e që nxiti reagime të shumta ishte vdekja e 17 vjeçarit Seldin Alija nga Lubizhda e Prizrenit.

Seldin Alija, 17 vjeçar gjeti vdekjen në vendin e tij të punës, në një kompani të stiroporit. Për këtë vdekje tragjike, kompania “SatStyro”, ku ishte punësuar Seldini, u dënua nga Inspektorati i Punës me 2 mijë euro. E, në anën tjetër siç ka mësuar Ndërtimi.info hetimet nga Prokuroria Themelore e Prizrenit po vazhdojnë ende.

“I punësuari, tashmë i ndjeri, duke punuar pasi ka vendosur në makinën ku punonte shumicën e sasisë së mbeturinave nga thesi i stiropirit atëherë nga pakujdesia e tij mashtrohet për të përfunduar punën me shpejtësi, kështu që një pjesë të mbeturinave të mbetura në thes e ka kap me duar thesin dhe e çon lartë mbi kokën e tij për t’i derdhur menjëherë mbeturinat e mbetura në thes. Atëherë makina ia ka kap një pjesë të thesit dhe e i lidhen duart për thesi të aksidentuarit, bashkë me mangën, duke e bartur prej vetit thesin e mbeturinave fillon me ia tërheq edhe trupin e tij përmes duarve e pastaj edhe kokën. Në këtë videoincizim, të siguruara nga Policia e Kosovës shihet se nuk e ka bërë këtë veprim në ndikimin e dhunës të ndonjë të punësuari tjetër apo menaxherit. Por u ka qenë dashtë me vazhdu me tërheqë nga thesi dhe me vendos me makinë me duar ashtu siç e kishte filluar”, ka shpjeguar raportin Millaku.

Ndërkohë që Millaku ka theksuar që këto gjoba nuk janë masa e vetme ndëshkimore ndaj punëdhënësve të cilëve iu vdesin punëtorët në vendin e punës.

“Këto nuk janë masat e vetme ndëshkimore që i ndodhin punëdhënësit. Sepse dikush mund ta merr se për një humbje jete. Zhvillohen dhe dy procedura tjera përveç kësaj që ne e zhvillojmë. Është procedura për çdëmtim, procedura civili dhe procedura penale. Varet tash prokurori a e cilëson si vepër penale a nuk e cilëson. Nëse cilësohet vepër penale atëherë duhet të jep llogari penale”, sqaron Millaku.

Ndërkaq, në një konferencë për medie kreu i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklaruar se në vendin e punës kanë humbur jetën 23 persona. Vdekje këto të cilat sipas tij po ndodhin si mungesë e edukimit të pronarëve dhe punëtorëve.

Azemi po ashtu tha se rreth 50% e punëtorëve të sektorit privat punojnë pa kontrata pune, pa siguri e një pjesë e tyre janë edhe nën moshë madhore.

Pëveç humbjes së jetëve, në vendin e punës u lënduar edhe 99 punëtorë.

Në këtë mënyrë, ai tha se shteti po bën krim ndaj punëtorëve të sektorit privat dhe situatën aktuale e ka quajtur gjendje jashtëzakonisht të rrezikshme.

Rikujtojmë, se në vitin e kaluar (2017) në vendin e punës kanë vdekur 19 punëtorë dhe dhjetëra tjera janë lënduar.

https://ndertimi.info/ekskluzive-2000-euro-gjobe-per-kompanine-ku-vdiq-punetori-17-vjecar-seldin-alija/?fbclid=IwAR1FWud1db4Kl3MID7LZ7KEq6UokOybxxP0oRu2dV3hXQftAaTrndxZZOlo

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending