Aktuale
Rreth 1.5 milionë euro të hyrat tatimore gjatë vitit 2018

Viti 2018 po përmbyllet me mirë financiarisht për Kosovën, e kjo po rezulton me rritjen e buxhetit shtetëror prej 6 për qind në dallim me vitin 2017.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, në konferencën vjetorë ku ka prezantuar Raportin vjetor për punën e kësaj ministrie, tha se janë arritur shumë marrëveshje në mesin e tyre edhe grante.
“Kemi rritje të hyrave për buxhetin e Kosovës në dallim me vitin paraprak me 6 për qind. Për mos përmbushje qind për qind ka ndikuar një performancë e dobët sidomos tek të hyrat që i administrojnë komunat. Të hyrat tatimore kemi shumë prej rreth 1.5 milionë dhe kemi rritje më të mirë. Investimet kapitale e kalojnë shumën e 500 milionë. Vitet e kaluara ka qenë zakonisht më i ulët dhe ne kemi qëllim të kemi rritje të investimeve kapitale”, tha Hamza.
Sipas Hamzës, 25 marrëveshje financiare u nënshkruan në mesin e tyre 17 kanë qenë grante.
Kreu i portofolit të shtetit, sa i përket ligjeve të miratuara në Kuvend, tha se ka pasur 14 ligje të draftuara.
“Me përgjegjësi e them se po e përmbyllim një vit të suksesshëm. Kemi arrit t’i nënshkruajmë 25 marrëveshje financiare, 17 prej të cilave janë grante. Kjo është bërë falë punës së MF-së dhe një besimi të donatorëve të MF-së dhe qytetarët kanë fituar 181 milionë. Gjatë këtij viti kemi draftu 14 ligje në kuvend. Që në fillim të vitit kanë hy në fuqi vendimet që kanë krijuar ambient të përshtatshëm. I kemi liruar të gjitha lëndët e para, linjat e prodhimit ,lëndët djegëse,pajisjet e ti dhe prej këtyre lirimeve kanë përfituar më shumë se 400 biznese”, u shpreh Hamza, raporton EO.
Sipas Hamzës, viti 2018 po përmbyllet me përfundimin e të gjitha obligimeve ligjore.
