Featured
Ide kreative për dekorimin e shtëpisë për festat e fundvitit

Dhjetori është muaji i preferuar i pothuajse të gjithë njerëzve, sidomos i fëmijëve. Duket sikur gjithë vitin pret me padurim që të vijnë Krishtlindjet apo Viti i Ri. Dhe festat po afrojnë! Nxitoni të sillni atmosferë festive në shtëpi duke e dekoruar atë sa më bukur.
Nuk keni përse të harxhoni shuma të mëdha parash për blerjen e lodrave. Disa dekorime mund t’i krijoni edhe vetë në shtëpi.
Pemë kreative
Përse keni apartament të vogël nuk do të thotë që duhet të mungojë pema e Krishtlindjeve. Mund të bëni edhe një pemë artistike si mozaik në mur ose me librat që keni në shtëpi.
Për t’i bërë festat sa më speciale, ndizni qirinj përreth shtëpisë. Në këtë rast mund të përdorni boçe pishe, kavanozë, kanellë etj.
Pak nostalgji
Kur dekoroni një pemë Krishtlindjesh, mos u përqendroni vetëm tek xhinglat, kurorat, lodrat dhe dritat. Disa foto familjare do ta bënin pemën të dukej më unike.
Dekoroni xhamat
Mos harroni të dekoroni xhamat me zbukurime të dizajnuara vetë. Mjafton të vizatoni në letër zbukurime të ndryshme dhe i prisni me gërshërë. Përzieni pak pastë dhëmbësh me ujë, e vendosni tek çdo zbukurim dhe ngjiteni në dritare.
Pemë në miniaturë
Një pemë e vogël Krishtlindjesh e bërë me karton në formë koni, butona, lidhëse, fill ose letra me ngjitëse.
Dekorime për fëmijë
Mos harroni të bëni dekorime edhe për fëmijët. Mjafton të fusni në një kavanoz lodra dhe një pemë të vogël, shtoni edhe pak ‘borë’ (oriz ose pambuk) dhe ja ku bë!.
Dekorime me mandarina
