Aktuale
Tre mijë banorë evakuohen për shkak të rrezikut nga shembja e rrokaqiellit

Rreth 3000 banorë janë evakuuar nga ndërtesat shumkatëshe në “Sydney Olympic Park”, të Australisë, pas raportimit se kanë dëgjuar zhurma të plasaritjeve dhe çarjeve të ndërtesës.
Këto zhurma sipas banorëve vijnë nga rrokaqielli 33 katësh i sapo përfunduar “Opal Tower”, duke shkaktuar kështu frikë dhe kolaps në atë zonë, shkruan “The Sidney Mornig Herald”, transmeton Ndërtimi.info.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet kompetente për të vlerësuar integritetin struktutor të ndërtesës dhe për të evakuuar banorët.
Zëdhënësi i Zjarrëfikësave, Greg Wright, ka thënë se duhet të bëhet një hulumtim i detajuar dhe se kjo punë nuk mund të bëhet brenda pak minutash.
“Nuk do të bëhet brenda pak minutash kjo punë, por do të përfundojë brenda disa orëve. Duhet të bëhet një hulumtim më i detajuar”, u shpreh ai.
Sipas policisë, inxhinierët i kishin njoftuar se ndërtesa kishte lëvizur për 1 ose 2 mm, por ishte e paqartë nëse kjo lëvizje kishte ndodhur apo po ndodhte potencialisht.
Operatori i ndërtesës pranë, Botanias, Meritoni, u kishte shkrujtur email banorëve se ekziston mundësia që kulla të shembet dhe se banorët duhet të evakuohen.
Një banor i ndërtesës Botania, Roman Teslyuk, [26 vjeçarë], ka thënë se ai dhe bashkëshortja e tij Christina, [27 vjeçare], po ktheheshin për në shtëpi nga dreka kur vunë re se të gjitha rrugët u bllokuan dhe se policia po ruante hyrjen në ndërtesën e tyre.
Ndërtesa kishte përfunduar në gusht të këtij viti, kur edhe zyrtarisht ishte hapur por shkaqet se si ka arritur deri tek kjo çështje akoma janë të paqarta./Ndërtimi.info/
