Aktuale
Banorët e Çikatovës kërkojnë kompensim për tokat, Ferronikel thotë se nuk kanë detyrim nga AKP-ja

Disa banorë të fshatit ‘Çikatovë e Vjetër’ në Drenas po pretendojnë se tokat e tyre private i janë falur për shfrytëzim fabrikës Ferronikel pa u kompensuar dhe nuk po lejojnë që drunjët të prehen. Përmes disa protestave, ata kërkuan dokumente që dëshmojnë se toka etyre është kompensuar.
Megjithatë, nga Komuna e Drenasit janë deklaruar sepronat në zonën kadastrale të Çikatovës janë regjistruar në emër të kompanisë‘Ferronikel’ pas zhvillimit të procedurës së shpronësimit nga vitet e 70-ta dhe se janë tërësisht valide. Kurse, menaxhmenti i fabrikës është deklaruar se çështja e kompensimit nuk u përket atyre pasi nuk ka marrë asnjë detyrim nga AKP për të kompensuar pronat para privatizimit.
Banorët e Çikatovës së Vjetër nuk po heqin dorë nga kërkesat që tokat e tyre nuk janëkompensuar nga shteti.
Ata madje nuk po lejojnë prerjen e drunjëve në këto prona, duke thënë se nuk ka dëshmi që tregohet se pronat janë paguar.
Familja Morina dhe ajo Makolli kanë procese gjyqësore me fabrikën Ferronikel lidhur me këto prona.
Në një përgjigje për Indeksonline nga menaxhmeti i ksaj fabrike, thuhet se çështja e kompenzimit nuk iu takon atyre, pasi NewCo Ferronikel është privatizuar pa asnjë kusht për ta bërë kompensimin e pronave.
Ndërsa, për protestën e familjes Morina në Çikatovë kundër prerjes së drunjëve në tokënqë pretendojnë se është e tyre, zyrtarë nga kjo fabrikë thonë se gjykata e ka refuzuar kërkesën e tyre.
“Sai përket ankesës të drejtuar nga familja Morina, gjykata ka refuzuar kërkesën etyre që të ndalohet prerja e drunjëve për faktin se prona është e regjistruar në emër të NewCo Ferronikeli dhe se NewCo Ferronikeli nuk ka marr asnjë detyrim nga AKP për të kompenzuar pronat e shpronësuara para privatizimit”, thuhet ndërtë tjerash në përgjigjën e tyre.
Mirëpo, anëtari i familjes Morina, Ardiani për Indeksonline se komuna e Drenasit po fshihet pas kësaj çështje.
“Nekemi kërkuar nga gjykata që të na dëshmoj se Ferronikeli i ka paguar, kompensuar tokat tona. Dhe sipas të gjitha gjasave, këto është duke i bë kryetari i komunës, se Ferronikeli nuk është duke i bë. Na kemi kërkuar takimmë përfaqësuesit e Ferronikelit, dhe neve na kanë thënë merruni me komunën dhe drejtësinë se na nuk kemi të bëjmë me këtë. Problemi është domethënë, prerja e drunjëve dhe marrja e xeheve”, ka thënë Morina.
Ai ka thënë se përmes avokatit do të bëjnë padi në shkallën e dytë. Sipas tij, po bëhen manipulim me dokumente, ku po prezantohen një dokument kopje ku i ndjeri, gjyshi i Morinës në vitet e 91-ta ka bërë marrëveshje me fabrikën.
Mirëpo, Morina thotë se ky dokument mund të jetë fals, pasi ata kanë në shtëpi dokumentin ku i ndjeri i familjes kishte kërkuar kompensim të tokës.
“Avokati ka me bë padi në shkallën e dytë, dhe më dëshmu që toka është pagume. Këta e kanë qit një marrëveshje të viteve të 91-ta, që paska arritë babqyshi me iniciale marrëveshje. Na me të njëjtën datë e vit e kem dokumentin që babagjyshi kërkon ari për ari kompensim dhe që asnjëherë kjo nuk është kompensuar. Sipas të gjitha gjasave, dokumenti është kopje dhe jo origjinal. Na e kem lyp origjinalin, ata e kanë dëshmu më një dokument kopje, origjinali nuk po e tregojnë. Po, na e kem origjinalin, këta nuk qesin. Ferronikeli kur e ka ble tokën, komuna nuk ka pas nevojë më ardh e as Policia. E tash komuna po vjen, po përzihet, pavarësisht që është e privatizuar. Kjo është përgjegjësi e Ferronikelit e jo komunës”, ka thënë tutje ai, duke theksuar se në Ferronikel janë të gjitha hartat ku tregohen parcelat e tokës, ku prona e tyre nuk është e kompensuar.
Mirëpo, për të gjitha këto pretendime për moskompensim të tokave, fabrika Ferronikelthotë se privatizimi është bërë pa kusht për të bërë kompensim të tokave qëjanë shpronësuar para procesit të privatizimit.
Në një përgjigje për Indeksonline, ata tregojnë se kanë ushtruar padi në gjykatë për lirimin e pronës nga familja Makolli.
“Nesi kompani, kemi ushtruar padi në Gjykatë në vitin 2011 për lirim të pronëspasi që disa nga anëtarët e familjes Makolli kanë ndërtuar shtëpi në pronën qëështë e privatizuar nga ana e kompanisë NeëCo Ferronikeli. Me këtë padi kemikërkuar lirimin e pronës. Kjo pronë është shpronësuar në vitet e ‘80. Personatë caktuar pretendojnë se asnjëherë nuk janë kompenzuar nga shteti, mirëpo kjonuk është çështje që i takon kompanisë NeëCo Ferronikeli, pasi që kompania NeëCoFerronikeli është privatizuar pa asnjë kusht për të bërë kompensimin e pronaveqë janë shpronësuar para procesit të privatizimit”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndërsa, zyrtarë nga Komuna e Drenasit e kanë ripërsëritur qëndrimin se komuna nuk falë prona askujt dhe as nuk ka dhënë leje për të prerë dunjët në tokat e Cikatovës së Vjetër.
Tutje, në përgjigjën e tyre kanë sqaruar se pronat në zonën kadastrale të Çikatovës sëVjetër janë regjistruar në emër të kompanisë ‘Ferronikel’ pas zhvillimit të procedurës së shpronësimit nga vitet e 70-ta. Pra, janë tërësisht valide.
“Siç e përmendem edhe më lartë, Komuna nuk i falë prona askujt, përveç kur behët shpronësimi për interesin e përgjithshëm publik për qytetarët të Komunës së Drenasit. Kurse për rastin e pronave të regjistruara ne operat kadastral të NewCo Ferronikeli në zonën kadastrale të Çikatovës së Vjetër, janë valide prandaj, sqarojmë se ato prona për nevojat efabrikës së Ferronikelit janë të regjistruara ne emër të kësaj kompanie paszhvillimit të procedurës së shpronësimit nga vitet e 70-ta e tutje”, theksojnëndër të tjerash. Ndryshe, banorët kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorënga pronat në Çikatovë.
Indeksonline ka marrë vesh se Fabrika Ferronikel ka shprehur dëshirë që drunjët t’i jep donacion për komunën e Drenasit.
Mirëpo, për t’i prerë dunjët ata kanë siguruar leje nga Agjencioni Pyjor i Kosovës.
Por, prerja e tyre nuk po lejohet nga banorët që po pretendojnë se pronat janë të tyre dhe se nuk janë kompensuar nga shteti.
