Aktuale
Stadiumi i “Kupës së Botës” në Katar, afër përfundimit [video]

Stadiumi “Al Wakrah” me rreth 40 mijë ulëse, i projektuar nga vet Zaha Hadid për Kupën Botërore të FIFA-s, që do të mbahet në vitin 2022, tashmë ka marrë formë në jug të Dohës, në Katar.
Stadiumi në qytetin “Al Wakrah” është njëri nga tetë objektet ku do të organizohen lojëra gjatë turneut të futbollit në vitin 2020, së bashku me stadiumin në Lusail që po krijohet nga “Foster + Partners” dhe staiumin Ras Abu Abound, trasnmeton Ndërtimi.info.
Videoja e publikuar nga Komiteti Suprem i Katarit për Trashëgimi, tregon se struktura e stadiumit të projektuar nga arkitektët e “Zaha Hadid”, tashmë është kompletuar.
Montimi i fasadës është bërë së bashku me 40 mijë ulëset e sapo instaluara.
Forma e stadiumit “Al Wakrah” është projektuar të ngjasojë formën e lakuar të një anije, megjithatë kjo formë është diskutuar shumë pasi që disa e kanë konsideruar të njejtë me organet gjenitale femërore.
Redaktorja në revistën “Cosmopolitan”, Anna Breslaw pati thënë se edhe pse nuk është eksperte, ngjajshmëria e formës së stadiumit me organet gjenitale femërore është e dukshme.
E arkitektja Zaha Hadid pati hedhur poshtë këto pohime duke thënë për revistën “Time” se është vërtetë e turpshme që të bëhen krahasime të tilla.
Një temë tjetër e diskutueshme kanë qenë edhe kushtet dhe rrethanat në të cilat kanë punuar punëtorët.
“The Guardin” është duke kryer një hulumtim mbi kushtet e industrisë së ndërtimit në të cilat janë kryer punimet për këto stadiume./Ndërtimi.info/
