Connect with us

Aktuale

Revista e njohur shkruan për transformimin e Tiranës

Published

on

Përpjekjet dhe projektet e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për transformimin e kryeqytetit shqiptar nuk po mbesin nën hije. Për këto plane dhe projekte përveç medieve vendore kanë shkruar edhe ato ndërkombëtare.

Së fundmi revista e njohur ndërkombëtare, që informon për njerëzit që krijonjë qytetet e së ardhmes,”City Lab” ka zgjedhur Erion Veliajn si protagonist, madje për të parin e Tiranës kjo revistë ka folur në superlativ.

Sipas saj kryebashkiaku i Tiranës po vë fëmijët në ballë të axhendës së tij,me projektet “ambicioze” që i ka për kryeqytetin.

Sheshi kryesor i fëmijeve qëndron në Parkun e Madh të kryeqytetit shqiptar. Më shumë se thjesht një hapësirë ​​simpatike, sheshi i lojërave është çelës i një plani të madh për të riformuar kryeqytetin e Shqipërisë në një qytet më të përshtatshëm, më të qëndrueshëm, më pak të varur nga veturat, veçanërisht duke vendosur nevojat e qytetarëve në ballë të saj.

Parku i Madh, është më i madhi i llojit të saj në Evropën Lindore dhe deri tani jo vetëm aty por edhe në pjesë të tjera të qytetit, përveç parkut, për fëmijët janë krijuar 33 kënde për lojra, transmeton Ndërtimi.info.

Ky përqëndrim i nevojave të fëmijëve dhe i ri-marrjes së hapsirës publike është një përpjekje e Velijajt për të rifreskuar Tiranën në një qytet më të gjelbër, më të dendur dhe më me pak vetura.

Vënia e fokusit tek të rinjtë ka shumë kuptim për shkak se mosha mesatare e banorëve të Tiranës është 27-28 vjeç.

Mund të duket një tendosje e çuditshme ideja e transformimit të qytetit, duke vendosur në plan të parë fëmijët, por është në përputhje me përpjekjet e UNICEF-it për të krijuar një zhvillim urban të përshtatshëm për fëmijët, si një gurthemel i Agjendës për Zhvillim, të vitit 2030. Kapitali shqiptar është pjesë e një vale që gjithnjë e më shumë po rritet dhe që sheh mirëqenien e fëmijëve si një mënyrë për të zgjidhur një nyje të çështjeve më kryesore.

E një qasje e tillë po konsiderohet e efektshme nga iniciatori dhe bashkëautori i grupit “Arup”, për temën “Qytetet e gjalla: Projektimi për urbanizmin për fëmijët”, Sam Williams. Sipas tij zhvillimi i mirë i fëmijëve nuk i izolon të rinjtë por i integron ata në mënyrë edhe më të gjerë në komunitet.

“Për fat të keq, fëmijët janë një tregues i madh i problemeve urbane, sepse janë më të ndjshëm ndaj ndotjes së ambienit, ndaj aksidenteve me automjete… Ata nuk kanë para ose të ardhura dhe nuk mund ngasin vetura, kështu që i vërejnë më shumë këto gjëra”, ka thënë Williams.

Ai gjithashtu tha se projektimi i mirë për fëmijët është një indikator i madh për problemet urbane dhe për temat më të prekshme në shoqëri.

Kjo është një retorikë e madhe që duhet t’i bashkangjitet një plani zhvillimi për këndet e lojrave, por këto terrene të lojërave bëjnë më shumë sesa thjesht të  sigurojnë më shumë hapësirë ​​për komunitetin. Pas viteve të tëra të mosbesimit të zyrtarëve në periudhën e menjëhershme postkomuniste, komuna po përdor një qasje të  projektimit urban si një mesazh politik me të vërtetë mund të besohet në qeveri.

Transformimi i Sheshit Skënderbej është emblematik e kësaj. Sheshi ishte pothuajse tërësisht pa makina nën komunizmin, sepse veturat private ishin shumë  të rralla gjatë asaj periudhe.

Kur Erion Veliaj u zgjodh kryebashkiak, ringjalli planin e zgjerimit të sheshit. Duke fituar betejen me publikun. Administrata i bëri thirrje njerëzve që të përkrahnin këtë ide, duke iu paraqitur atyre edhe planet e projektit.

Edhe Kryebashkiaku Veliaj kishte përshkruar momentin e madh kur fëmijët kishin vizituar për të parën herë, duke thënë se ata ishin shumë të lumtur megjithëse prindërit në fillim nuk e pëlqenin një ndryshim të tillë.

“Fëmijët erdhën me biçikletat e tyre dhe ishin shumë të lumtur. Sidoqoftë, prindërit e tyre më urrenin. Ata thanë, ‘Ai ishte një djalë i mirë gjatë fushatës zgjedhore, dhe tani ai dëshiron të largojë makinat nga aty!’ Por me fëmijët, është shumë ndryshe. Ata nuk kanë dogmë apo ideologji. Fëmijët e donin atë dhe atë dëshirë e shprehën” kishte deklaruar Veliaj.

Ditët pa makina u bënë më të shpeshta derisa banorët filluan të mbështesin dhe të pëlqejnë një ide të tillë që ndihmoi në shtrirjen e tranzicionit të Sheshit Skënderbej në gjendjen e tij të rimodeluar, duke krijuar më shpesh ditë pa makina. Efekti i ndryshimit është delikat, por dramatik.

Reformat e reja të Tiranës gjithashtu po rimarrin parcelat e mëparshme të tokës që më parë janë përdorur për qëllime private, si garazhat dhe parkingjet.

“E jona është një kulturë krejtësisht mesdhetare ku pjesa më e madhe e jetës sociale zhvillohet në pasdite dhe në mbrëmje. Por, nëse hapësirat publike zihen nga pronarët privat, nëse trotuaret nuk janë mjaftueshëm të gjera e nëse makinat lëvizin gjatë tërë kohës, kush do të donte të ulej dhe të thithë tymin e të shoh parkingjet e dikujt?”, ka deklaruar Veliaj.

Nevoja për hapësirat e lojrave të fëmijëve gjatë dhjetëvjeçarit të fundit është përmbushur nga të njëjtat interesa private. Zgjerimi i madh i qytetit ka lënë pak hapësira, duke bërë që sektori privat të hyjë në mjediset e fëmijëve në formën e terreneve të vogla të lojrave të bashkangjitura si kafene dhe bare ku nëpërmjet blerjes së pijeve mund të përfitojë sektori privat. Edhe kjo gjë krijon një pabarazi mes fëmijëve, prindërit e të cilëve mund t’ju ofrojnë atyre shërbime të tilla dhe atyre që nuk munden.

Rivendosja e hapësirës publike për fëmijët dhe të rriturit e Tiranës, dhe riorganizimi i qytetit në një vend më të gjelbër, më të dendur dhe më pak të varur nga veturat, ka qenë një proces i ngadalshëm dhe i qëllimshëm.

Por jo të gjithë menjëherë i përqafuan ndryshimet. Projektet për Parkun e Madh në vitin 2015,kanë çuar vendin në protestë 78 ditore dhe të vazhdueshme dhe madje edhe sabotim të pajisjeve ndërtimore. Ky intensitet përfaqëson pjesërisht natyrën jashtëzakonisht të polarizuar të politikës shqiptare.

Një gazetë pro-opozitare akuzoi qytetin për përdorimin e sheshit të lojërave si një front të rremë, “një fasadë”, pas së cilës do të vazhdojë prerja e qindra pemëve dhe qëllimeve tjera personale.

Sidoqoftë, brenda këtij viti Sheshi “Skënderbej” rrëmbeu çmimin prestigjioz Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018, i dhënë nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore e Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë./Ndërtimi.info/

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending