Connect with us

Aktuale

ATK-ja me 422 milionë euro të hyra këtë vit

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbajtur takim me palët e interesit dhe donatorët në lidhje me të arriturat e ATK-së gjatë vitit 2018-të dhe objektivat për vitin 2019-të.

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri tha se këto takime me palë të interesit për ATK-në janë shumë të rëndësishme për të shpalosur të arriturat dhe objektivat e të ardhmes te cilat janë arritur falë bashkëpunimit me institucionet tjera.

“Prioritet i ATK-së është luftimi i informalitetit në Kosovë. ATK-ja ka bashkëpunim me institucionet vendore, policinë e Kosovës, doganën, Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, prokurorinë, gjykatat, me shoqata që përfaqësojnë bizneset në Kosovë. ATK po ashtu ka përkrahje nga shume institucione ndërkombëtare”, tha ai.

Imeri tha se ATK-së i duhet ende shumë punë për të bërë që të jetë një administratë moderne për të gjitha institucionet.

“ATK-ja me kapacitetet e saja, me përkrahjen e Ministrisë së Financave do të kryej funksionin e saj në ngritjen e përmbushjes tatimore me zhvillimin e vet. ATK-së ende i duhet shumë punë për të bërë që të jetë një administratë moderne dhe prijëse për administrimin e tatimeve dhe do të vazhdojnë sukseset për një ATK moderne për të gjitha institucionet e vendit dhe jashtë tij”, tha Imeri.

Nait Sharku, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i ATK-së ka prezantuar të arriturat e ATK-së gjatë vitit që po lëmë pas dhe objektivat e administratës për më tutje.

“Në janar-nëntor në vitin 2017-të, të hyrat e ATK-së kanë qenë 381.9 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2018-të kanë qenë 422 milionë euro. Sipas kësaj i bie që 39.9 milionë euro ose 10.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2017-të ose 10.7 milionë euro ose 2.7% më shumë se plani për vitin 2018”, tha Sharku.

Ai tha se ATK-ja do të publikoj të gjitha borxhet që janë ndaj ATK-së dhe kjo po bëhet në mënyrë vetëdijesimi për pagesën e borxheve.

Sharku ka prezantuar edhe reformat e ATK-së për vitin 2019-2021.

“Reformat 2019-21 janë implementimi i strategjisë së ATK-së të vitit 2015-20, përmbushja e objektivave në kuadër të MSA-së, modernizimi i ATK-së përmes zëvendësimit të sistemit të teknologjisë informative, zbatimi i strategjisë për parandalimin dhe luftën kundër ekonomisë joformale etj”, tha Sharku.

Sharku tha se ATK-ja do të vazhdoj bashkëpunimin e saj për të ardhmen me Bankën Botërore, Ambasadën Britanike, GIZ-in, BE-në, FMN etj.

Zëvendësministri i Financave, Hyzer Gashi tha se ATK-ja është institucioni që më së shumti i sjellë të hyra shtetit të Kosovës.

Ai shpreson se vitet e ardhshme falë këtij bashkëpunimi dhe të arriturave që janë në këto institucione, vitet në vazhdim do të jenë vendimtare për ekonominë e vendit.

“Gjatë këtij viti kam parë se ATK ka një performancë të mirë dhe rritje të inkasimit të të hyrave të buxhetit të shtetit dhe krahas kësaj pune të mirë ka pas edhe vështirësi por duke përmirësuar legjislacionin që ka ardhur si kërkesë nga ATK-ja dhe Ministria e Financave, patjetër se duhet të koordinohemi të ndërtohen kapacitete të Ministrisë së Financave që njerëzit të merren në mënyrë aktive sepse MSA-ja kërkon hapësirë më të madhe kur kemi të bëjmë më inkasimin e të hyrave nga dogana dhe këtu është bërë një hap para ku në ligj janë futur aspekte se si te përmirësohet kjo dhe si model është marrë Sllovenia”, tha Gashi, raporton EO.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se Policia e Kosovës i jep mbështetje të plotë secilës prej institucioneve dhe se nuk do lejohet që asnjë institucion apo individ të jetë i paprekshëm kur është fjala për keqpërdorime.

“Bashkërisht të punojmë në mënyrë që askush në këtë vend të mos ndihet i paprekshëm dhe nëse bëjmë koordinimin e veprimeve kemi një ardhmëri më të mirë për vendin dhe këtu e konfirmoj edhe njëherë mbështetjen e Policisë së Kosovës për ATK-në dhe në çdo kohë do të keni mbështetjen tonë”, tha Qalaj.

Drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Bahri Berisha tha se institucioni i Doganave të Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës  janë dy institucionet të cilat kanë pasur përgjegjësinë më të madhe të të hyrave dhe rritjen e buxhetit të shtetit.

“Janë 10 vite qe jemi si shtet dhe me institucionet kosovare dhe barra kryesore ka qenë tek Dogana dhe ATK-ja, por falë politikeve fiskale këto dy vite barra më shumë do bie në ATK-në”, tha Berisha.

Ai tha se Dogana ngadalë do filloj të luaj një rol më aktiv në luftën e sigurisë kufitare ndërsa barra e përgjegjësisë të të hyrave do të jetë te ATK-ja.

“Kosova ka marrëveshje me BE-në të MSA-ja dhe tjerat marrëveshje tregon që çështja ë taksës doganore do hiqet dhe do mbetet TVSh-ja dhe akciza, një përgjegjësi e madhe do bie tek Administrata Tatimore”, tha Berisha.

Ruud Veremulen nga Fondi Monetar në Kosovë tha se duhet të bëhet mbledhja e borxheve dhe e tatimeve në mënyrë që të këtë përmirësime në reformën e ATK-së dhe se Fondi Monetar mbetet i përkushtuar ende t’i dal në ndihmë ATK-së.

“Ne mbetemi ende të zotuar se do të ndihmojmë ATK-në në mënyrë që të ngrisim kapacitetet e përmbushjes, siç po shihni ende mbetet punë për të bërë, një shqetësim të madh që kemi pasur si institucion dhe që e kemi nda me institucione tjera është lidhur me nivelin e ulët të mbledhjes të të hyrave. Nëse kombinojmë të hyrat e doganës dhe ATK-së i bie se është 24% e GTP, lidhur me këtë në i mirëpresim të gjitha përpjekjet lidhur me reformën e ATK-së dhe përmirësimin do ta gjejmë në mbledhjen e borxheve dhe mbledhjen e tatimeve”, tha Veremulen.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending