Aktuale
Këta janë arkitektët dhe pionierët e dizajnit që i kemi humbur në vitin 2018

Gjatë vitit 2018 bota ka humbur disa nga arkitektët, dizajnerët dhe mendimtarët me ndikim jashtëzakonisht të fuqishëm, të cilët me punën e tyre kontribuan në transformimin e vendeve ku jetojmë, punojmë dhe luajmë.
Do Alsop, Robert Venturi, MJ Long janë vetëm disa prej tyre. Të gjithë këta arkitektë ndanë bindjen se dizajni i ndërtesave është një aktivitet i thellë njerëzor.
Nëse do të kishte parajsë, purgator, ose çfarëdo vendi tjetër ku njerëzit shkojnë pas vdekjes së tyre, atmosfera në dhomën e pritjes për këta arkitektë do të ishte e shkëlqyeshme këtë vit, shkruan “The Guardian”, transmeton Ndërtimi.info.
2018-ta ka qenë një vit i humbjes së mendjeve më të forta, më dalluese e më argumentuese. Këto humbje na kanë treguar se sa e vobektë mund të jetë arkitektura pa ta. Nëse këta individë nuk do të kishin jetuar kurrë, hapësirat e ndërtuara do të ishin shumë më pak të rrëmujshme, më pak të rafinuara, historike, të largëta, të mprehta, të gjalla e frymëzuese.
Will Alsop, i cili ndërroi jetë këtë vit përdorte pikturat e mëdha si një mënyrë për të projektuar ndërtesa të mëdha dhe spërkatëse dhe arkitekti gjerman Florian Beigel, pjesëtar i grupit të njohur si “Whisperers”, i cili gjithashtu me vizatimet delikate e me nuanca të ndryshme krijonte ndërtesa të të njejtës cilësi. Për Beigelin, i cili emrin e tij e bëri të njohur me një ndërtesë për teatrin “Half Moon” në lindje të Londrës, roli i një arkitekti ishte të krijonte “qilimin, por jo domosdoshmërisht edhe piknikun”. Teksa arkitektura e Alsop-it, siç është shkolla e dizajnit në Toronto, me 26 metra lartësi, ose biblioteka Peckham në jug të Londrës, ishte jo vetëm qilimi por edhe piknik, shishe vere, të gjitha mbështjellë në një.
E pa arkitektin Neave Brown nuk do të kishte qenë njëra nga shtëpitë më të mira dhe më të guximshme publike në Britaninë e pasluftës, Alexandra Road në Camden; që tërhoqi një brez të ri gjatë fjalimit të shkurtër, për atë projekt, të cilin e mbajti në teatrin e Perandorisë Hackney, në një hapësirë prej 1 mijë e 200 ulësesh. Fjalimin e mbajti pak para vdekjes së tij. Shumica e atyre që ishin të pranishëm çuditeshim me mënyrën se si Brown e zbatoi artin e tij ndaj nevojave sociale të kohës dhe dëshironte që edhe ata të mund të bënin të njëjtën gjë.
Pa Robert Venturin, stili i njohur si post-modernizmi do të kishte humbur shumë nga inteligjenca udhëzuese. Librat që ai shkroi ose bashkë-shkroi si “Complexity and Contradiction in Architecture and Learning from Las Vegas”(Kompleksiteti dhe Kontradikta në Arkitekturë dhe mësimi nga Las Vegas), çliroi arkitekturën nga qëndrimet e modernizmit. Ai i dha një liri të qenurit paradoksal që i lejoi pastaj arkitektët si Rem Koolhaas, Frank Gehry dhe Herzog dhe de Meuron të përparojnë.
Në një botë pa Venturin do të kishte munguar edhe Sainsbury Wing i Galerisë Kombëtare në Londër, ku fasada klasike e ndërtesës origjinale vazhdon shtrirjen, por pastaj paloset, pritet dhe copëtohet me elemente në dukje të papërshtatshme. Sot, përveç faktit se galeritë janë të mrekullueshme, duken sikur një mënyrë e mençur për ta ndarë arkitekturën nga politika e rrëmujshme nga e cila rrethohet.
Vetë Venturi nuk do të kishte qenë i njëjtë pa bashkëpunimin me gruan e tij, Denise Scott Brown, e cila është akoma gjallë. Ajo dhe Venturi kurrë nuk ndaluan së kujtuari se të gjitha, veprat e tyre ishin po aq të asaj sa edhe të tij, por epoka e tyre ishte një epokë që supozonte se në një çift, burri duhet të jetë gjithmonë udhëheqës. Kjo epokë akoma nuk është larguar. Ndër arritjet e saj ishin një seri studiosh për artistë dhe roli i saj në Bibliotekën Britanike, projektuar me bashkëshortin e saj.
Humbjet e këtij viti përfshijnë edhe pionierin e vizualizimit dixhital të ndërtsesave, Alan Davidson, i cili udhëhiqte kompaninë e tij “Hayes Davidson”, duke transformuar mënyrën se si ato janë konceptuar, shitur edhe ndërtuar.
Signy Svalastoga, ishte kryetare e Shkollës së Arkitekturës “Sir John Cass”, ishte një edukatore frymëzuese e arkitektëve të rinj. Edhe arkitekti dhe historiani Colin Amery vdiq në këtë vit.
Gjatë këtij viti ndërroi jetë edhe redaktori i revistës arkitekturore “Architectural Review” Peter Davey.
Më e rëndësishmja është se ata të gjithë ndanë bindjen se dizajni i ndërtesave është një aktivitet i thellë njerëzor, që kërkon përpjekje dhe luftë, që efektet e saj të mund të transformojnë vendin./Ndërtimi.info/
