Aktuale
Fshesa Qendrore “GDA” pas Kosovës, kap tregun në Maqedoni [foto]

Në kohën e inovacioneve për të bërë jetën më të lehtë dhe më praktike, ka një sërë zbulimesh. Një nga të parat ka qenë fshesa qëndrore, për ta eleminuar një fshesë që duhet ta tërheqësh pas vete.
GERO System është kompania që në Kosovë ka sjellë të parën fshesë qendrore “General D’aspirazione –GDA”, prodhim italian. Mirëpo, pas një shtrirje të gjerë dhe kënaqësisë së klientëve me këtë produkt, kërkesat u kanë ardhur nga një vend tjetër.
Robet Spahiu, drejtues i “Gero System” tregon se si u bë që ata tashmë kanë bërë shtëpi për këtë kompani edhe në Maqedoni.
“Fillimisht kemi pasur kërkesë nga fabrika që të fillojmë zhvillimin e Sistemit Vakum të Fshesave Qendrore –GDA edhe në tregun e Maqedonisë, duke pasur parasysh ecurinë pozitive të produkteve të General D’aspirazione-GDA në tregun e Kosovës. Ata na kanë parë neve si njerëzit që duhet të vazhdojmë zgjerimin në Maqedoni. Gjithashtu edhe eksperiencen e CEO-s së kompanisë GERO System në zhvillimin e produkteve në tregje të reja ka qenë një avantazh plus për kompaninë”, ka thënë Spahiu.
POROSITE fshesën për shtëpinë tënde
Fillimisht operimi ka filluar në vendet ku ka densitet më të madh të shqiptarëve në Maqedoni, por sifdat e para atje kanë kaluar për GERO System dhe tashmë kanë stabilizuar punën. Aktiviteti përpos që ka filluar në vitin 2018, viti që po vjen 2019 do të jetë viti që ata do të synojnë zgjerimin në Maqedoni në secilin cep.
E së fundi risitë në këtë fushë vijnë na njësitë thithëse me fuqi që të mos lërë as edhe një grimcë pluhuri të fshehur në qoshet e shtëpisë. Produkti i ri është modeli 1450, shumë më i sofistikuar dhe shumë më efikas se njësitë e kaluara. Edhe emri i modelit “1450” lidhet direkt me efiçiencën e motorit të GDA me 1450W, duke reduktuar konsumin e energjisë elektrike.
Robert Spahiu ka treguar se në vitin 2019 do të ketë edhe risi tjera për fshesat qendrore nga GDA, për ta sofistikuar ende më shumë këtë sistem. Për më shumë, kjo kompani tashmë ka filluar instalimin e këtyre fshesave në shumë kompani të njohura ndërtimi.
*Artikull i sponzorizuar
