Aktuale
Ndërtesa e “Edukimit Shëndetësor” në Kansas me xhama transparent

Objekti pothuajse transparent prej xhami që i mundëson njerëzve të shohin brendësinë e tij, është projektuar nga kompania e njohur “CO Architects” për ndërtesën e “Edukimit Shëndetësor”, në qytetin Kansas të Missourit.
Ndërtesa gjashtëkatëshe me rreth 16 mijë metra katërorë përmbanë salla, laboratorë, dhoma për aftësim klinik dhe hapësira për jetën studentore.
Kjo hapësirë që gjendet në Universitetin dhe Qendrën Mjekësore të Kansas-it është objekt arsimor fillor për programet shëndetësore dhe të infermierisë, transmeton Ndërtimi.info.
Sipas arkitektëve të “CO Architects”, objekti është dizajnuar për të promovuar një ndjenjë shoqërie studentore, të komunitetit dhe të punës në grup.
“Çdo kat i ndërtesës është dizajnuar për të promovuar një ndjenjë të shoqërisë studentore, të komunitetit dhe të punës në grup. Derisa kampusi vazhdon të rritet, ndërtesa e Edukimit Shëndetësor do të shfaqet si qendër me burime ndërdisiplinore dhe projekte kërkimore e arsimore”, ka thënë ekipi në përshkrimin e projektit.
Kati i parë dhe i dytë kanë dhoma për mësim të projektuara për 15 persona dhe dhoma studimi për katër persona . Klasat dhe studiot e të mësuarit – duke përfshirë ambientet e mjekësore, të tilla si teatrot operative – janë të vendosura në katin e parë e deri në të katërtin. Zyrat e Fakultetit janë të vendosura në katet e treta dhe të katërta, ndërsa një hapësirë e madhe për ngjarje është vendosur në katin e pestë.
E gjithë ndërtesa ofron një përzierje të larmishme të hapësirave formale dhe informale që nxisin bashkëpunimin dhe qasjet ndërdisiplinore./Ndërtimi.info/
