Connect with us

Featured

Po parashihet që në Ferizaj trenat të kalojnë nëntokë

Published

on

Në fillim të muajit gusht, u ndërpre qarkullimi i trenave në linjën e Pejës dhe atë të Hanit të Elezit, për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës.

Ky kolaps i hekurudhave në Kosovë do të vazhdojë deri atëherë kur qeveria të rishikojë buxhetin për vitin 2017-të, por për të cilën nuk ka ndonjë kohë të caktuar.

E vetmja situatë që dihet për hekurudhat është projekti i Ministrisë së Infrastrukturës me BERZHIN-in për bërjen e hekurudhave nga Hani i Elezit në Leposaviq, si dhe nga Fushë Kosova në Aeroport.

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, është shprehur se ky projekt është projekt kapital për Kosovën, raporton Ndertimi.info.

Procedurat e kësaj marrëveshje pritet përfundojnë brenda vitit.

“Gjitha këto marrëveshje janë kryer, pritet të kuptohet që kjo punë  do të jetë me një kredi të butë dhe me përfundimin e procedurave të cilat kemi filluar atëherë do të fillojnë edhe procedurat të ndërtimit të kësaj. Ky është projekt shumë kapital për Kosovën”, tha ministri.

Në këtë projekt ministria po hasë në disa pengesa, e kjo është ndërtimi i hekurudhës nëntokësore në Ferizaj.

“Në këtë projekt që kemi ne një pengesë, është pengesa në Ferizaj që rishtas kemi kërkuar që me sugjerim të kryetarit të Ferizajt që aty të bëhet ndërtimi i hekurudhës nëntokësore në mënyrë që të largohen trenat që tash për tash qarkohen në mes të qytetit. Ajo kërkon një kosto më të madh. Por sidoqoftë besoj që do kryhet edhe kjo punë dhe pastaj fillohet edhe me zbatimin e projektit”, tregon Muharremi.

Me ndërtimin e këtyre hekurudhave, sipas Muharremit transporti do të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë.

Muharremi ka theksuar edhe problemin e Trainkos, ku ka thënë se me këtë rast është dashur që me rishikim të buxhetit të subvencionohen mjetet me të cilat kanë nevojë.

Por e gjithë problemi tani është në duar e bërjes së Qeverisë, e cila më pas do të rishikojë buxhetin.

Megjithatë, Muharremi është shprehur i shqetësuar me këtë situatë, duke shtuar se minsitria të cilën ai drejton nuk mund të bëjë asgjë që Trainkos të vazhdoj punën sipas planit të tij.

“Trainkos nuk ka mjete të mjaftueshme për me zhvillu atë transportin deri tash që e ka pas të rregullt, për arsyeje që i mungojnë mjetet. Ne e kemi pas një marrëveshje me ta që mjetet që janë dhënë për zhvillimin e transportit të hekurudhave me subvencion ta vazhdojnë punën, ato mjete janë shpenzu, të ardhura ka më pak dhe ka mbet si ka mbet, por kjo është dashtë që në kushte normale me rishikim të buxhetit të subvencionohen me mjete që kanë nevojë. Por meqenëse është si është situata edhe rishikimi i buxhetit nuk po mund të ndodhë, janë në një problema ta por jemi edhe na të shqetësuar që nuk po mundemi me i ndihmu që të vazhdojnë punën ashtu si i kanë në planet e tyre”, është shprehur Muharremi.

Tani për tani e vetmja linjë hekurudhore që është në operim, në transportin e udhëtarëve, mbetet ajo Prishtinë – Shkup dhe anasjelltas.

Sidoqoftë, bordi i drejtorëve dhe menaxhmentit i “Infrakos”-it (që merret me menaxhimin e hekurudhave), kanë kërkuar nga institucionet kompetente shtetërore pagesën e diferencës.

Pagesa e kësaj diference, siç thonë përfaqësuesit e ‘”Infrakos”-it, është e përcaktuar me Ligjin mbi hekurudhat e Kosovës, ku në vit kap vlerën rreth 1.8 milion euro.

Por, sipas zyrtarëve të “Infrakos”-it edhe përkundër kërkesave, nuk kanë marrë asnjëherë pagesën e duhur të paraparë me ligj.

Ndalja e qarkullimit të trenave në relacionet Prishtinë – Pejë dhe Prishtinë – Han i Elezit nga kompania publike “Trainkos” ka sjellë në gjendje të rëndë edhe kompaninë publike që menaxhon me rrjetin hekurudhor, “Infrakos”. Këta të fundit ditë më parë patën deklaruar se do të kenë vështirësi në sigurimin e pagave për punëtorët gjatë muajit gusht.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending