Aktuale
Krijohet pavijoni i përkohshëm për festivalin “Picnik Afisha”, në Moskë

“Picnik Afisha” është festival i përvitshëm njëditorë që mbahet çdo verë në Moskë të Rusisë e që rreth vetës mbledh emrat më të njohur të muzikës.
Për këtë koncert tashmë është krijuar edhe pavijoni i përkohshëm nga “Eleven Architecs”.
Pavijoni është pjesë e një projekti “Open-Air Flat” organizuar nga zhvillues kryesor i pasurive të patundshme në Rusi, Grupi PIK- për festivalin “Picnic Afisha”.
Struktutrat ‘pop’ që simbolizojnë dhomën e një apartamenti abstrakt janë vendosur në zona të ndryshme të parkut “Kolomenskoye”, ku zhvillohet rregullisht festivali që nga viti 2007, transmeton Ndërtimi.info.
Objekti është një riinterpretim i një dhome të ndenjës e cila është një hapësirë e përbashkët për komunikim dhe veprimtari në çdo banesë. Jo rastësisht u vendos në një nga zonat më të mbushura me njerëz të festivali. Ky vend specifik bëri që pavioni të jetë objekt i artit, si dhe të ketë një qëllim të qartë dhe praktik.
Me muret e tij gjysmë-transparente të ndërtuara nga tubat e plastikës me ngjyrat e ylberit, pavioni dallohet shumë nga ambienti përreth. Brenda kësaj ndërtese ka nën-ndarje të ndryshme. Secila prej tyre ka një strukturë të veçantë dhe individuale duke krijuar së bashku një formë drejtkëndëshe të mbushur me një rrjet të parregullt të kornizës së bardhë metalike dhe tubave plastikë.
Seksionet janë qëllimisht të pabarabarta dhe krijojnë një përbërje dinamike dhe ekspresive.
I pozicionuar në një lëndinë të ndritshme e të gjelbër, pavijoni shumëngjyrësh krijon një ambient tejet unik dhe komod./Ndërtimi.info/
