Connect with us

Aktuale

Në kërkim të fondeve për ndërtimin e Termocentralit “ Kosova e Re”

Published

on

Qeveria e Kosovës dhe kompania fituese për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, “Contour Global”, konfirmojnë edhe një herë se në pjesën e parë të vitit të ardhshëm do të fillojë realizimi i këtij projekti. Por, aktualisht, thuhet se ende janë në kërkim të mjeteve financiare përrealizimin e projektit, i cili besohet se do të zgjidhte problemin e Kosovës me furnizim me rrymë.

Dyshimet për mundësinë e realizimit të këtij projekti u paraqitën në muajin tetor të këtij viti, pas deklaratave të përfaqësuesve të Bankës Botërorese nuk do ta mbështesin ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill.

Vite më parë kjo bankë ka premtuar ta lëshojë një lloj garancie të riskut që do t’ia mundësonte investitorit të marrë kredi me interes të ulët.

Pavarësisht tërheqjes së Bankës Botërore, zyrtarë të kompanisë “Contour Global” në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, thanë se “së bashku me Qeverinë e Kosovës, mbesim thellësisht të përkushtuar të vazhdojmë me këtë projekt”.

“Ne mbesim të sigurt se do të mund të sigurojmë paratë e nevojshme në afatin e duhur kohor që do ta bëjë të mundur fillimin e ndërtimit të Termocentralit ‘Kosova e Re’, në fillim të vitit 2019”, theksohet në përgjigjen e kompanisë “Contour Global”.

“ ‘Contour Global’ vazhdon të bëjë progres në gjetjen e financave për ndërtimin e ‘Kosovës së Re’, që nuk varen nga mbështetja e Bankës Botërore. Kjo përfshinë një numër të madh të institucioneve financiare, siç janë: Korporata e Jashtme Private e Investimeve e SHBA-së, e njohur më shkurtesën OPIC, si dhe agjenci tjera financiare kredituese ndërkombëtare”, thuhet në përgjigje.

OPIC-u është një agjenci financiare e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që i ndihmon bizneset amerikane të investojnë në vendet që janë në zhvillim e sipër.

Edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, ka thënë se projekti është duke vazhduar sipas planit. Ai ka bërë të ditur se OPIC-u amerikan tashmë ka konfirmuar se në muajin mars do të diskutojë në takimin e bordit, për të aprovuar kredi deri në 500 milionë dollarë.

“Pjesa tjetër është nga ekuinteti i kompanisë fituese “Contour Global”me rreth 400 milionë euro dhe pjesa e mbetur prej 300 deri në 400 milionë euro është me agjenci eksportuese shtetërore, të cilat vijnë nga shteti, varësisht nga është fituesi i ndërtimit të termocentralit”.

“Pra, nëse është nga Japonia, është Banka Ndërkombëtare Japoneze, që është në pronësi japoneze, ku kompania ka shprehur interesimin tashmë që nëse ne përdorim teknologjinë e fundit të termocentralit, pra teknologjinë ultra super kritike, atëherë ata do të jenë të gatshme të konsiderojnë pjesën e mbetur të kredisë. E njëjta gjë vlen për të gjitha shtetet, nga vijnë kompanitë që kanë ofertuar”, ka thënë Lluka për Radion Evropa e Lirë .

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në muajin qershor ka njoftuar se janë katër kompani që janë kualifikuar për ndërtimin e Termocentralit ” Kosova e Re”. Ofertuesit e para-kualifikuar sipas Qeverisë së Kosovës, janë: CMEC-ja, një konsorcium i përbërë nga ENKA, Mitsubishi Hitachi Power Systems dhe Técnicas Reunidas, një konsorcium i kompanive të General Electric dhe Hyundai.

Sipas ministrit Lluka, deri në fillim të muajit janar të vitit të ardhshëm do të përzgjidhet kompania fituese për realizimin e këtij projekti. Me këtë e konfirmohet se nga cili shtet do të marrë kredi kompania “Contour Global”.

Kompania fituese ka premtuar se ndërtimi i këtij termocentrali do ta stabilizojë furnizimin me energji elektrike dhe pavarësisht se burim kryesor për prodhim të energjisë elektrike ka thëngjillin, sipas kompanisë fituese, projekti do të rezultojë me përmirësimin e cilësisë së ajrit duke ulur në masë të madhe emetimet e ndotësve kryesorë.

​Projekti “ Kosova e Re”parashikohet të jetë investimi më i madh të huaj në Kosovë me një vlerë prej 1.3 miliard eurosh.

Përgatitjet për ndërtimin e këtij termocentrali, kanë filluar para më shumë se një dekadë, dhe ndër vite ka pësuar disa ndryshime, fillimisht është paraparë që termocentrali të ketë 1000megavat, por më pas është vendosur që kapacitetet të jenë 500 megavat energji elektrike

Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonë linjit dhe si i tillë është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij resursi. Thëngjilli që digjet në Termocentralin “Kosova A” dhe “Kosova B” shërben si burim kryesor për prodhimin e energjisë elektrike për tërë vendin.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending