Aktuale
Infrastruktura pengesë për të investuar në Kosovë
Një delegacion i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK),ka vizituar Ministrinë e Infrastrukturë, ku kanë shprehur shqetësimet për investitorë që janë duke investuar dhjetëra miliona euro dhe po kanë probleme në infrastrukturë.
Delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës i kryesuar nga kryetari i bordit, Skender Krasniqi, nënkryetari, Arsim Selmonmusaj, sekretari, Diamant Elshani, si dhe anëtari i bordit, Hamdi Malushaj me bashkëpunëtor, janë pritur nga ministri në detyrë Hanefi Muharremi dhe këshilltari i parë i ministrit, Mustaf Krasniqi.
Sipas një komunikate, delegacioni i OAK-ut e njoftoi ministrin Muharremi për shqetësimet që po i ka biznesi me Infrastrukturën, sidomos mungesën e infrastrukturës rrugore, kanalizimet, ujë, energjia elektrike, interneti dhe shumë shërbime tjera që janë në dobi të biznesit.
Gjatë takimit përfaqësuesit OAK-ut shfaqën edhe problemin që i ka shoqata e transportuesve të Kosovës që të jetë pjesë e “asociacionit ndërkombëtare të trasportit” çka do ta lehtësonte shumë qarkullimin e mallrave dhe transportuesin do ta bënte me konkurrues në tregun ndërkombëtar.
Përfaqësuesit OAK-ut, shprehën shqetësimet për investitorë që janë duke investuar dhjetëra miliona euro dhe po kanë probleme në Infrastrukturë.
Andaj, lidhur me këtë përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, u bëjnë thirrje Institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe institucioneve tjera, për një bashkëpunim më të afërt ndërmjet tyre, me qëllim të zgjidhjes së problemeve që kanë bizneset”, thuhet në komunikatën e OAK-ut.
Nga ana tjetër, ministri Muharremi, shprehu gatishmëri që të ndërtojnë një frymë të re të bashkëpunimit, në mënyrë që do t’i jap zgjidhje të shpejt problemeve të natyrave të ndryshme që shkon në interes të bizneseve.