Aktuale
Lekaj tregon për kyçjen e fshatit Gërlicë në Autostradën “Arbën Xhaferi”

Ministria e Infrastrukturës është duke e projektuar kyçje e fshatit Gërlicë për në Autostradën “Arbën Xhaferi” dhe pasi projekti të jetë i gatshëm atëherë do të fillohet edhe me punët. Kështu s është përgjigjur Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj shqetësimit të deputetit të PSD-së Salih Salihu për këtë kyçje.
“Keni të drejtë që shfaqni shqetësimin e juaj sa i përket kyçjes në Gërlic. Ne vetëm kemi marrë vendim në komitetin ndërministror për kyçje në Autostradë “Arbën Xhaferi” dhe mendoj sa i përket buxhetit është në 10 për qindëshin që do të përfshihet kyçja në Gërlic dhe në Ferizaj. Ne jemi duke i projektuar këto dy kyçje dhe pasi të jetë projekti i gatshëm ne do të fillojmë me punën”, tregoi Lekaj, raporton Ndërtimi.info
E deputeti i PSD-së Salih Salihu në seancën e Kuvendit të Kosovës ka shprehur shqetësimin se banorët e Vitisë duhet të bëjnë rrugë mbrapa Doganaj prej 11 kilometra për të marrë rrugë për në Prishtinë. Ai ka vënë theks se Komuna e Vitisë do të kapitullonte sikur të mos ishin mërgimtarët e kësaj komune dhe sektori i ndërtimit.
“Kisha dashtë me pyet ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj si qëndron puna me kyçje e Vitisë në Autostradë. A duhet të kërkojmë buxhet tash apo keni planifikuar që nga buxheti që është paraparë për autostradë me Bechtel&Enka me nda mjete nga 10 përqindëshi. Nëse duhet ministër me nda buxhet tregoni që ne ta bëjmë si amendament ta kërkojmë nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe të kemi kyçje në Autostradë. Qytetarët e Vitisë duhet të shkojnë mbrapa në Doganaj dhe aty janë 11 kilometra me u kthy dhe me ardh përsëri në Prishtinë. Pra kyçja në Gërlicë jo vetëm për qytetarët e Vitisë, po kjo do ta ndihmonte qytetin e Gjilanit dhe Ferizajt dhe kjo do ta ndihmonte në zhvillimin ekonomik të Vitisë. Sepse ne kemi mbetur të izoluar dhe mos me qenë mërgimtaret e Komunës së Vitisë. Vitia nuk do të kishte mundur me ekzistu fare falë parasë së tyre. Konsumi, tregtia në ushqim dhe funksionon sektori i ndërtimit, përndryshe Vitia do të kapitulloj”, tha Salihu.
