Connect with us

Aktuale

Parkingu nëntokësor nuk nis as në dhjetor, drejtori tregon datën e radhës

Published

on

Ndonëse zyrtarët komunal të Komunës së Prishtinës u deklaruan se ndërtimi i parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik në Prishtinë do të nisë në muajin dhjetor të këtij viti, kjo gjë nuk do të ndodhë. Punët për parkingun me sipërfaqe 13 mijë e 990 metra katrorë me kapacitet parkimin e 500 deri në 900 vetura, pritet të fillojnë tek në marsin e 2019-ës.

Shkruan: Shkëndije Ahmeti

Procesi për projektin e parkingut nëntokësor tani është në fazën e kërkesës për propozim, i cili pritet të shpallet këtë javë. Kështu ka bëtë të ditur për Ndërtimi.info, drejtori i Investimeve Kapitale, Gëzim Mehmeti. E më pas kompanitë në afat prej 45 ditësh do të dalin me propozime.

Në bazë të procedurave të partneritetit publiko-privat procesi kalon në dy faza.

Në fazën e kualifikimit të kompanive që janë paraqit dhe pastaj ato që kualifikohen në bazë të propozimit. Do të thotë kanë konkurruar 6 kompani, prej të cilave 4 janë kualifikuar për më tutje, dy janë eliminuar. Kualifikimi ka për qëllim  pak a shumë për me i inskenu ato kompani të cilat kanë potencial me e përfundu këtë projekt. Do me thënë janë kërkuar pasqyrat financiare, kriteret tjera ligjore, me ç’rast katër kanë kaluar të tjerat  nuk kanë kaluar. Kërjesa oë propozim në vete e ka kriterin teknik dhe financiar dhe në fund kur të përzgjidhet ajo kompani, pastaj pas zgjidhjes së kompanisë nënshkruhet kontrata. Që do të thotë, nëse gjithçka shkon si duhet me 15 janar është data e fundit që ata munden me apliku“, ka thënë Mehmeti.

Ndërkaq, gjashtë konsorciume janë në garë për parkingun nëntokësor në Prishtinë, përshirë edhe kompani të huaja. Këtu Mehmeti ka theksuar se kjo është një bazë e shëndosh për të vazhduar tutje.

Me rëndësi është që katër kompani që janë përzgjedhur janë kryesisht konsorciume, janë edhe të huajat shumica por janë edhe kompani tona por mendoj që është një bazë e shnosh për me ec më tutje sepse janë kompani të rëndësishme të cilat garojnë mes vete”, potencoi Mehmeti për Ndërtimi.info

Bazuar në gjitha fazat nëpër të cilat duhet të kaloj procesi, puna për ndërtim pritet të nis tek në muajin mars të 2019-ës.

Diku ka marsi ish dashtë me qenë i gatshëm operatori me fillu punën

Me qenë më korrekt, kah mesi i janarit do të jetë fundi i afatit kur ata ofertojnë, atëherë komisioni ka pak punë, nuk mund të them sa ditë se nuk e di për me përzgjedh fituesin. Kur përzgjidhet fituesi, atëherë i ka edhe tre-katër kushte tjera përfshirë edhe sigurimin financiar për ofertën që e ka dhënë dhe më pas nënshkruhet kontrata. Dhe pas nënshkrimit të kontratës kompania është e lirë me fillu punën.  Diku ka marsi ish dashtë me qenë i gatshëm operatori me fillu punën”, tregon drejtori i investimeve kapitele në komunën e Prishtinës.

Nga momenti i nisjes së punëve, është e paraparë që projekti të përfundoj brenda 24 muajve. Në të kundërtën karshi çdo vonese do të ketë penallti të jashtëzakonshme.

Punët duhet të përfundojnë për 24 muaj, kështu e parasheh kontrata që me përfundu punët. Mundet me ndodhë me përfundu edhe më herët, por jo edhe më vonë sepse ka penallti të jashtëzakonshme karshi vonesave”, bëri të ditur drejtori Mehmeti.

E projekti ideor është njëri prej kritereve teknike që do të tërheq pikë më shumë, kjo meqë do të trajtoj sipërfaqen e gjelbërimit e cila do të shndërrohet në hapësira publike.

Ajo çka është me rëndësi me u cekë është nëse një prej kritereve teknike është projekti ideor në pyetje, do të jetë goxha i rëndësishëm e që ka me tërheq pikë është se qysh ai ka me trajtu hapësirën në sipërfaqe të asaj pjesë të gjelbërimit sepse ajo pjesë do të shndërrohet në park për hapësira publike”, theksoi Mehmeti.

Veç kësaj Komuna e Prishtinës do të duhet t’iu bëjë vendin edhe 15 familjeve të cilat po jetojnë në baraka, por deri më tani edhe nuk dihet se çka saktësisht se çfarë do të ndodhë me ato familje aty.

Ato duhet t’i trajtojmë ne si komunë dhe e kemi obligim që operatorit të cilit ia japim tenderin me pas të pastër krejt atë hapësirë d të thotë ehe ajo do të përfshihet ku janë barakat për arsye se krejt ajo do të shndërrohet në një park. Prej Radio Prishtinës deri në fund të hapësirës ku është përmendorja. Jemi tu u marrë  me këtë çështje por do t’iu bëhet një zgjidhje gjithsesi”, ka treguar Mehmeti.

Vlera e projektit është përafërsisht 12 milionë euro.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending