Connect with us

Aktuale

Patrikana e Pejës mes versioneve kontradiktore të historisë dhe fasadës që “duhet dënuar”

Published

on

Skaj rrugës që të çon në Grykën e Rugovës në Pejë, gjendet një objekt antik që mbi vete bartë dy versione kontradiktore të historisë. Ndonëse është listuar si Monument i Trashëgimisë Kulturore të Kosovës dhe mbrohet nga UNESCO që nga vitit 2006, si Monument i Trashëgimisë Botërore, Patrikana e Pejës brenda mbikëqyret vetëm nga serbët. E fasadimi që i është bërë në vitin 2008 po e kompleton edhe më shumë versionin serb të historisë së saj.

Shkruan: Arta Desku

Versioni shkencor dëshmon se Patrikana e Pejës është monument me trashëgimi të largët qysh nga periudha paleo-kristiane, nga shek. i IV deri në shek. VI. Por, këto fakte për serbët që e mbikëqyrin manastirin nga brenda nuk janë aspak të vlefshme.

Brenda në manastir shiten fletushka dhe libra që tregojnë se ky monument u përket atyre. Restaurimi që i është bërë në vitin 2008, e ka lënë këtë objekt edhe më të gjymtuar, duke ia fshirë edhe një pjesë shumë të rëndësishme të historisë.

Patrikana e Pejës para dhe pas fasadimit

E verteta arbitrare që u transmetohet vizitorve, sipas historianit dhe njohësit të historisë mesjetare Prof.Dr. Jahja Drançolli është politikë tinëzare e serbëve, e që sipas tij për këtë gjë duhet të merren masa.

“Kemi të bëjmë me një politikë shumë tinëzare, përmes propagandës së tyre po shfrytëzohet prezantimi i vetëm një versioni të historisë. Ata në njëfarë mënyre janë arbitrarë e paraqesin vetëm të vërtetën e tyre. Këtu duhet të ndërmerren masa pasi që Patrikana e Pejës drejtpërsëdrejti është nën mbrojtjen e UNESCO-s atëherë duhet të tërhiqet vëmendja që të tregohet ajo që është shkencore e jo ana e politikës serbe. Në këtë kontekst duhet të ngritet zëri edhe i institucioneve tona edhe i institucioneve botërore sepse tashmë është trashëgimi botërore që shihet nga gjithë bota” është shprehur historiani i njohur.

Patrikana e Pejës para fasadimit

Sa i përket fasadimit që i është bërë në pjesën e jashtme, Drançolli thotë se përveç që nuk duhet të përkrahet, një veprim si ky duhet edhe të dënohet.

Ky fasadim sipas tij i ka shkaktuar monumentit ndryshime të mëdha si në aspektin arkitekturorë ashtu edhe në aspekte tjera, duke mos ngjasuar me formën e saj primare, por me manastiret serbe.

“Me fasadë janë mbuluar elemente dhe i kanë dhënë një pamje të Manastirit të Zhiçës, në Rashkën e sotme, afër regjionit të Kravelës. Restaurimi që i është bërë në aspektin arkitekturorë duhet të dënohet dhe jo të përkrahet sepse është shkatërruar origjinaliteti i Patrikanës së Pejës, më nuk është ajo Patrikanë që ka qenë që ka qenë para një mijë vitesh, por ka ndërruar totalisht pamje. Ajo pamje nuk është ndërruar as në kohën Mbretërisë as në kohën e Jugosllavisë Socialiste, tash është shfrytëzuar situata, gjendja e luftës dhe ata kanë ndërhyrë në mënyrë arbitrare dhe kanë shkatërruar një Trashëgimi Kulturore heret ose vonë ajo duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme që ka qenë, në gjendjen origjinale”, deklaroi Drançolli.

Ai ka treguar se për fasadimin kishin reaguar edhe profesorët më të njohur në Beograd duke thënë se fasadimi duhet të hiqet.

Në ndërhyrjen që i është bërë patën reaguar edhe Institucionet e Trashëgimisë Kulturore të Beogradit. Për arsye se është prishë trashëgimia kulturore dhe është prishë origjinaliteti. Profesorët më të shquar të Beogradit në viti n 2008 e kanë ngritë zërin se duhet të hiqet fasadimi”, ka theksuar ai.

Drançolli shpjegon se Patrikana gjatë shekujve ka marrë elemente nga kultura bizantine dhe nga ajo perëndimore ku ndeshen ndeshen stile të ndryshme kulturore, arkitekturore, stilet në ndërtimtari, në skulpturë të cilat kanë elemente edhe romanike, por kanë edhe elemente bizantine.

Aty i ndeshim stilet kulturore, stilet në arkitekturë, stilet në ndërtimtari, në skulpturë… të cilat janë elemente edhe romanike, por kanë edhe elemente bizantine, ndërsa më vonë me ndërhyrjet e shtetit të Rashës(Serbisë), mesjetare ose nemanjide i kanë dhënë elemente tjera”, ka shpjeguar Drançolli.

Ai ka treguar se pjesa e brendshme përkatësisht dekorimet, gdhendjet e murit dhe paraqitjet e dritareve janë tipike perëndimore.

Nëse e shikojmë Patrikanën e Pejës si objekt, si në aspektin ndërtimor , si në aspektin arkitekturorë, si aspektin skulpturorë, në aspektin e skulpturave, paraqitjet në dritare, dekorimet, gdhendjet e murit, ato janë tipike perëndimore që nuk mundemi me i gjetë në Serbinë e sotme. Patrikana e Pejës dallohet nga kishat ose monumentet e kultit që janë në Serbi. Për të ngjasuar me monumente të Serbisë mesjetare atëherë i kanë ngritur muret, pas ngjarjeve në Kosovë që kanë ndodhe pas vitit 1998-99 dhe në vitin 2008 është bërë një ndërhyrje duke e fasaduar Patrikanën e Pejës në tërsi dhe duke mbuluar shumë elemente të hershme dhe ky objekt tani pothuajse i përngjanë si veja vesë, manastirit të Zhiçës në regjionin e Rashës”, deklaroi Drançolli.

Edhe historiani Safet Hasani thotë se tregimi i versionit serb të historisë së Patrikanës ndikon keq, madje ai përmend edhe rastin  kur i ka bërë pyetje përgjegjësve serb në lidhje me historinë e Patrikanës dhe është dëbuar nga KFOR-i me kërkesën e serbëve.

Unë kam qenë personalisht ne Manastirin e Pejës, tash Patrikana siç e quajnë serbët, me disa historianë çek e polak dhe si ua kam bërë disa pyetje, përgjegjësi serb i atij objekti urdhëroi KFOR- in që ruanin aty te me dëbonin jashtë dhe më larguan nga aty”, është shprehur Hasani.

Ai mendon se po bëhet shumë pak për ruajtjen e trashëgimisë kulturore , veçanërisht për objektet krishtere, duke përmendur tekstin e hartuar mes Ministrit të Jashtëm turk Fuad Kuprili dhe Tito, ku tregohet se objektet fetare duhet t’ju kalojnë serbëve.

Ne si shqiptarë që jetojmë në territorin e Kosovës kemi bërë shumë pak për ruajtjen e trashëgimisë kulturore sepse si e kemi parë që është e krishtere, vet e kemi trajtuar si sllave e serbe, sepse ishte politikë turko-serbe.  Nëse lexohet teksti origjinal i hartuar mes ministrit te jashtëm turk Fuad Kuprili dhe Tito, shkruan: ‘Popullsia Myslimane në Kosove e Metohi janë popullsi e mbetur nga Perandoria Osmane që duhet të dërgohen në vendin e tyre, Turqinë e sotme dhe tërë objektet fetare t’i takojnë popullatës vendase serbe’; kështu përafërsisht është shkruar në atë dokument…. dhe ceket të gjitha manastiret”, ka deklaruar Hasani.

Shefi i Kabinetit në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), Samir Hoxha për Ndërtimi.info tha se Patrikana e Pejës gjendet në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përhershme të Republikës së Kosovës dhe se lejimi apo jo i veprimtarive konservuese – restauruese dhe çdo lloj intervenimi, i nënshtrohet regjimit mbrojtës të përcaktuar me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Ligjin për Zonat e Veçanta te Mbrojtura.

“Patrikana e Pejës gjendet në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përhershme të Republikës së Kosovës, e klasifikuar edhe si zonë e veçantë me Ligjin Për Zonat e Veçanta te Mbrojtura. Kjo strukturë gjendet në kategorinë Trashëgimi arkitekturore, nënkategorinë A. Monument Ansambël. Në një situatë të tillë lejimi apo jo i veprimtarive konservuese – restauruese dhe çdo lloj intervenimi, i nënshtrohet regjimit mbrojtës të përcaktuar me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore  dhe Ligjin për Zonat e Veçanta te Mbrojtura” theksoi Hoxha.

Sipas versionit shkencor Kisha e Shën Apostujve si dhe i tërë kompleksi i Patrikanës së Pejës paraqesin rindërtime mbi themele të objekteve paleokristiane të shekujve IV-VI. Në këtë konstatim është arritur duke  marrë për bazë rezultatet shkencore me rastin e konservimit dhe restaurimit të kompleksit të Patrikanës së Pejës në vitet 1931/32, 1938, si dhe ato në vitet ’60 dhe ’70 të shek. XX. Atëbotë, në kompleksin e Patrikanës së Pejës është zbuluar një rikonstruktim i një objekti sakral paleokristian,  i cili ka funksionuar deri në adaptimin e saj në mesin e shek. XIII. Kjo kishë e vjetër i është përshtatur liturgjisë ortodokse bizantine dhe rasiane.

Edhe sot në anijatën e vjetër të Kishës së Shën Apostujve vërehen elementet, pjesë të pjesshme të dyshemesë paleokristiane. Në afresket e saja janë të prezantuar edhe martirët  e Ulpianës, Flori dhe Lauri. Aty ndeshim edhe afreska kushtuar Kostandinit të Madh, legalizuesit të krishterimit me Ediktin e Milanos më 313, si dhe afreskun kushtuar pjesëtarëve të familjes princore Balshaj, të cilët zotëronin edhe Pejën nga vitet ‘70 të shek. XIV, kohë kjo kur Balshajt, së bashku me pjesën e madhe të popullatës arbërore të  Pejës, në aspektin e strukturës fetare i takonin ritit romano-katolik.

Patriarkana e Pejës sipas serbëve, është një manastir ortodoks mesjetar serb i vendosur afër qytetit të Pejës, në Kosovë. Në shekullin e 13-të, u bë banimi kryesorë i kryepeshkopëve serbë. Patrikana sipas tyre u zgjerua gjatë shekullit të 14-të dhe në vitin 1346, kur u krijua Patriarkana e Serbisë në Pejë, ky manastiri u bë selia e Patriarkëve të Serbisë./Ndërtimi.info/

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending