Aktuale
Shkeljet e ligjit kthejnë në RIVLERËSIM tenderin për ndërtimin e “Tregut të Gjelbër” në Gjilan

Trajtimi jo i barabartë i komapnive dhe mos-respektimi i Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) ka bërë që Komuna e Gjilanit mos të përmbush zotimin që gjilanasit të kenë një treg modern.
Shkak i këtyre shkeljeve, tenderi për ndërtimin e “Tregut të Gjelbër” në Gjilan është kthyer në Rivlerësim dhe dhënia e tenderit për kompaninë “Ceni Group” Sh.p.k&El-Bau” Sh.p.k është anuluar, shkruan Ndërtimi.info
Vendim ky që Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) e mori pas shqyrtimit të ankesave tw operatorëve ekonomikë, “Gazi&Edi Group” Sh.p.k “Lider, Pro&CO Group”Sh.p.k&”Beni Construction” sh.p.k” që pretendonin të shpalleshin fitues të këtij tenderi.
Paneli shqyrtues ka verifikuar se Komuna e Gjilanit në dhënien e tenderit nuk ka trajtuar në mënyrë të barabartë dhe nuk ka bërë vlerësimin njëjtë të kompanive për këtë aktivitet të prokurimit.
“Paneli Shqyrtues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, shqyrtimit të pretendimeve ankimore të OE ankues, konstatimeve, analizës konkrete dhe rekomandimeve të ekspertit shqyrtues, deklarimit të palëve në procedurë, diskutimeve dhe shoshitjes së provave në tërësi gjatë seancës për shqyrtim kryesor, sqaron se autoriteti kontraktues nuk e ka respektuar nenin 7 të LPP sepse gjatë vlerësimit nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë operatorët ekonomik pjesëmarrës në këtë aktivitet të prokurimit. Sepse janë kërkesa shtesë vetëm nga OE e rekomanduar për kontatë”, sqaron paneli shqyrtues.
Ndërkaq, Komuna e Gjilanit obligohet që gjatë rivlerësimit të ofertave të kërkojë sqarime shtesë, ashtu siç edhe parashihet me nenin 72 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Njëkohësisht komuna obligohet që të respektoj nenin 7 dhe të trajtoj në mënyrë të barabartë të gjithë ofertuesit.
