Connect with us

Aktuale

Kisha e shekullit XII, trashëgimi shqiptare në kalanë e Tivarit

Published

on

Konservimi dhe restaurimi i çdo objekti të mesjetës apo të antikitetit na rikthen në kujtesë, kohën e lavdishme të popullit tonë dhe atë të trishtimit që ndodhën pas, nga pushtuesit më pikant të njëpasnjëshëm, si: bizantinët, sllavët e tjerë e nga shek. XV, osmanet të cilët këta të fundit ndërprenë çdo fije të zhvillimit të vrullshëm në çdo drejtim të jetës sonë arbërore.

Si pasojë e këtyre ngjarjeve dhe atyre që pasuan pas vitit 1878 më Kongresin e Berlinit kur trojet tona iu shpërndanë fqinjëve, kthimi në identitet i çdo objekti të mesjetës jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë, mallëngjejnë pa masë. Të përfshirë me këto emocione, një grup intelektualësh nga Shkodra më 25 nëntor, morën pjesë në ceremoninë kishtare më rastin e bekimit të Kishës së Shën Katarinës të posa restauruar në Tivarin e Vjetër, organizuar nga Kryeipeshkvi i Tivarit Mons. Rrok Gjonlleshaj. Në fjalën e rastit e mbajtur, duke përshëndetur edhe në gjuhen shqipe, ai shprehu gëzimin dhe falënderimin për Ministrinë e Kulturës dhe qendrës kulturore të Tivarit për këtë dhuratë të çmuar dhënë Kishës së Tivarit dhe kulturës. Gjonlleshaj u shpreh se, “Kisha e Shën Katarinës, na kujton edhe rrënojat të tjera dhe përgjegjësit që kemi për to. Por sidoqoftë na duhet t’i drejtojmë sytë drejt së ardhmes – sikur drejt qiellit nga ku do marrim shpërblimin tonë për veprat tona tokësore”.

I pranishëm, Nunci Apostolik Mons. Luigi Pezzuto, për Malin e Zi me seli në Sarajevë, tha se krishterimi në këto treva ishte para se të ndërtohej kjo kishë, në shek. XII-XIII. Morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Tivarit, Dushan Raiçeviq, dhe zv. Kulturës, Aleksander Dajkoviq, të cilët Kishën e Shën Katarinës Monument Kulture tani të restauruar e lanë në shërbim të besimtarëve të kësaj kryedioqeze, Pastaj morën pjesë ipeshkvi i Kotorrit, Imzot Illia Janiq, Imzot Zef Gashi, meshtar si dhe besimtar të ardhur edhe nga Ulqini e Tuzi. Kisha e Shën Katarinës, e stilit romano-gotike, sipas studiuesve malazezë, është një ndër katër kishat e mbetura nga pushtimet osmane. E ndërtuar në shek. XIV, në themelet e një kishe tjetër më të zgjeruar të shek. XII, nga gjurmimet arkeologjike të kryera gjatë restaurimit, pos elementeve të rëndësishme ilire, njëherazi është zbuluar së Kisha e Shën Katarinës, objekt i lidhur ngushtë me kishat e tjera në formën e një manastiri të urdhrave kishtare. Nga shtrirja gjeografike kuptohet së në afërsi të saj ka pasur, Kishën e Shën Nikollit e Shën Prendës dhe në distancë jo fortë të lart Katedralen e Shën Gjergjit, të cilën Turqit me rastin e pushtimit të Tivarit në vitin 1571, e patën shndërruar në xhami. Sipas relatorit të Selisë së Shenjte, Marin Bicit të vitit 1610, rreth e përqark kalasë e ndërtuar nga romaket dhe rindërtuar nga bizantinë në shek. IX, ka pasur edhe dhjetëra kisha të tjera të cilat turqit i shkatërruan dhe i tjetërsuan për nevojat e tyre ushtarake.

Sipas, Ivan Markoviq, para pushtimit osman në Tivar flitej, gjuha zyrtare latinishtja e italishtja e në popull shqipja dhe ajo sllave. Sipas Bicit në shek. XVI, shënohet ardhja masive e serbëve dhe malazezve nga malet duke ndryshuar strukturën e popullatës së këtij qyteti, të cilët deri atëherë ishin të gjithë katolikë. Se lidhja e shqiptarëve më këtë treva ka qenë evidente na dëshmon edhe kryeipeshkvi i Tivarit, Guillmo Adae, (1324-1341), i cili në vitin 1332 duke shkruar për evazionet serbe në këtë zonë, ka shkruar se shqiptarët janë katolikë dhe kanë gjuhën e vet dhe librat e veta. Prezencën e shqiptarëve na tregon dhe fakti së don Gjon Buzuku, për shkak te nevoja të besimtarëve të kësaj kryedioqeze, shkroi dhe Mesharin e tij në vitin 1555.

Nga ana tjetër, në Selinë e kësaj kryedioqeze e cila ishte pararoje katolicizmit dhe shqiptarizmit në këtë pjesë të Ballkanit, gjatë pushtimeve osmane dhe trazirave të Kishës serbe ortodokse, në krye të kësaj selie kanë qëndruar heroikisht, Gjon Bruno Harapi, Pjeter Mazreku, Gjergj Bardhi, Pjeter Bogdani, Mark Jorga, Lazer Vlladani, Gjergj Junku etj. Krahas kontributit të këtyre kolosëve, duke filluar nga shek. XI, besimi katolik është dëshmuar dhe është ruajtur, në fakt, me firo të ndjeshme, deri në ditët tona. Duke soditur kalanë e Tivarit dhe objektet të tjera trashëgimisë kulturore, kuptohet se historia kishtare interferon e ndërthuret me historitë e tjera: me historinë politike, ekonomike, sociale, kulturore duke na dhënë një rrëfim me shumë pamje, ku secila ndihmon të kuptohet tjetra dhe të gjitha së bashku formojnë një të tërë.

Gërmadhat kulturore flasin për marrëdhëniet e Kishës katolike shqiptare me “të tjerët”, në etni ose në besim, për përballjet dramatike të saj me botën e politikës, për kontributet e saj në fushën e kulturës e të ideve, për qëndrimet e saj ndaj idesë së kombit e të shtetit kombëtar. Kryedioqeza e Tivarit si pasardhës e asaj të Diokles e shek. V, sot edhe pse shumë e tkurrur ende mban gjallë frymën e krishterimit dhe të besnikërisë ndaj papatit dhe popullit të Zotit, i cili gjatë terë historisë mbajti mbi supe trazirat të egra ballkanike. Dëshmi e kaluarës së lavdishme është dhe inaugurimi i sotëm i këtij objekti fetar e kulturore, ku pas 447 viteve për të parën herë i mbushur më plotë emocione, celebrohej mesha lirshëm sipas ritit romak. Restaurimi dhe konservimi i Kishës së Shën Katarinës, në Kala të Tivarit, financuar nga qeveria e Malit të Zi, dhe realizuar nga ekipi restaurues “KOTO” e licencuar për këto lloj punimesh nga UNESKO e Bashkësia Evropiane, është një trashëgimi e shkëlqyer në kalanë e Tivarit, për kulturën dhe identitetin të populli tonë kombëtar. Ky monument është njeri ndër shumë monumente të tjera në trevat shqiptare në Mal të Zi, që presim të vihet dorë nga organet përkatëse, për t’i shpëtuar nga dhembi shkatërrues e kohës historike. Por, një kujdesje ndaj tyre qoftë dhe moralisht, mbetet të tregohet edhe nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë. /Gazeta Shqiptare/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending