Aktuale
Çka përfshinë Kompleksi Historik Muzeal i Pavarësisë në Vlorë

Në të vërtetë rreth saj flet edhe Eqrem B.Vlora. Kompleksi historik muzeal i Vlorës është i ndarë në dy pjesë, Pjesa e parë që i shfaqet një vizitori të vëmëndshëm është në qendrën e sheshit historik të Flamurit. Studiuesit e shumtë kanë përkrahur idenë se aty është ngritur flamuri në ditën e pavarësisë.
1.Monumenti
Aty është vepra me dinamike, një monument punuar me bronz i njohur si Monumenti i Pavarësisë. Është një vepër artistësh ,ndërtuar në fillim të viteve 70.
2.Lulishtja
Lulishtja “I.Qemali”, është varri i patriotit I.Qemali, obelisku me luftëtarin e lirisë. Ndërtuar në vitin1932. Kanë ekzistuar disa shtëpi,por u prishën me vendim të bashkisë së Vlorë në vitin ’32,për të ndërtuar lulishten “I.Qemali”.Ka qenë një interesim i kryebashkiakut të Vlorës Ali Asllanit.
Eshtrat e plakut të Vlorës u sollën nga Kanina,ku ishte varrosur në 1919 sëbashku me dy kryeministrat e tjerë në kopshtin e teqesë së Kaninës dhe tyrben e kësaj teqeja,që është shpallur monument për kohën dhe rëndësinë e saj.
3.Shtëpia muze e Vlorajve
Shtëpia e Vlorajve, ajo që ka mbetur nga koha është vetëm 10 m nga sheshi historik I flamurit dhe është pjesë e kompleksit muzeal historik. Shtëpia e Vlorajve që së fundi njihet si shtëpia beut, nuk është në funksionimin e saj dhe a e lidhur me kompleksin muzeal ndonëse ajo është pjesë e saj. Pas marrjes së saj nga pasardhësit e kësaj familje , godina ka parë rikonstruksione por në vetvete i ka munguar qëllimi. Brenda saj nuk ka një muze të kësaj familje të shquar .Interesi i shtetit shqiptar dhe kryesisht MTKRS do të ishte që kjo ndërtesë të kthehej në një muze për Vlorajt. Fotografi vlonjate dhe studiuesi I historisë Qerim Vrioni, 3 vite më parë hapi një ekspozitë me foto të rralla .Ndërtesa dy kate ka shërbyer më së shumti si lokal kur koha është që ajo të ketë një funksion tjetër,jo vetëm atë të banimit. Muzeu i Vlorajve do të përbente pjesën më të respektuar të burrave të kësaj familje të shquar. Ajo do të vizitohej sepse është më pranë kompleksit si dhe do të kishte më tepër akses për turistët e vizitorë të cilët do të shikojnë njëherësh monumentin e pavarësisë,varrin e Ismail Qemalit dhe muzeun e Vlorajve.
Sheshi i Flamurit me monumentin e tij ende nuk kanë atë pamje dhe formë që duhet të kenë objektet muzeale si në të gjithë botën. Sheshi i Flamurit ka edhe godinën e bankës, rrugën “Justin Godart, sahatin, godinën e bashkisë, rrugën e hebrenjve etj.
Nga shtëpitë e fisit të Vlorajve, fis me degët e tij një prej tyre ishte Ismail beu, kanë ekzistuar këto shtëpi :shtëpia e Xhemil Beut,Syrja Beut,Eqrem Vlorës.
Tek shtëpia e Xhemilit,është pritur në jetë ardhja e engjëllit shqiptar Ismail Qemali.Këtë ta thonë historianët,por edhe kujtimet e E.B Vlores. Pasardhësit e Ismail Qemalit shprehet studiuesi F.Shaska, megjithëse disa banonin në Tiranë nuk u ftuan asnjë herë të merrnin pjesë në ceremonitë festive të 28 Nëntorit
4.Muzeu i Pavarësisë Kombëtare
Ndërtesa e Muzeut të Pavarësisë Kombëtare është autentike,që ruan vështrimi e asaj kohe. Materialet këtu janë të sistemuara si në kohën kur punoi qeveria e Vlorës me Kryeministër I.Qemalin.Ajo gjendet në rrugën Vlorë-Skelë,afër detit,por pamja e saj, fytyra e saj vështron nga hapësira e detit, kryesisht nga gjiri i Vlorës.
Muzetë në botë janë të rrallë ku historia e tyre dhe godinat e tyre të jenë kaq pranë detit. Historia e kësaj godine ku shërbeu qeveria e Vlorës. Eqrem bej Vlora,një pinjoll i shquar i familjes të ndritshme shqiptare e ka përshkruar në këtë mënyrë këtë vajtjen e I. Qemalit në këtë ndërtesë:”Në fund të marsit Ismail beu u kthye nga Londra,veçse nuk erdhi më për të banuar në shtëpinë e Xhemilit, por zuri në Skelë atë vilën e vogël,por shumë të këndshme të karantinës,që administrohej nga Komisioni Ndërkombëtar i Shëndetësisë…”Deri në vitin 1932 ndërtesa kishte funksionuar si muze arkeologjik. Objektet e sistemuara brenda, ishin më tepër gjetje nga gërmimet e Leon Rei në qytetin antik të Apollonisë. Historia e kësaj ndërtese përshkohet se deri në vitin 1939 vazhdoi të kryente funksionet e muzeu t arkeologjik. Në vitin 1939,pushtuesit italian e dogjën ndërtesën ku kishte qëndruar qeveria e Vlorës. Ndërtesa është rindërtua në vitin 1962 me atë stil dhe me atë pamje që kishte përpara zhuritjes, që i bëri pushtuesi në vitin 1939. Pas këtij viti, ndërtesa ka funksionuar si Muze i Pavarësisë Kombëtare. Brenda saj janë sistemuar foto, dokumente, armë, vepra arti, relikte të personaliteteve shqiptarë të periudhës së rilindjes dhe pavarësisë kombëtare.
5.Varri Monumental i Ismail Qemalit, vepër e skultorit Odhise Paskali
Ky varr u ndërtua në vitin 1932. Dëshmi e Draling Vlorës Ashtu si e kishte lënë amanet, Ismail Qemali u varros në Kaninë, në varrezat e familjes. Më 1932, me rastin e 20 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, me kërkesë të popullit të Vlorës dhe me Vendim të Qeverisë Mbretërore, trupi i tij u spostua në Vlorë, në qendër të qytetit aty ku është edhe sot. Varrezat e Familjes Vlora, për shkak të Teqesë dhe Tyrbes së Sinan Pashës, konsideroheshin nga banorët si një vend i shenjtë. Vendi ku ka qenë varrosur Ismail Qemali u shënua dhe deri vonë (ndoshta edhe tani) aty ka qenë një pllakatë ku shkruhej: ‘Në këtë vend, në shkurt 1919, me nderim dhe respekt të thellë populli i Vlorës vendosi për herë të parë trupin e Heroit të Popullit Ismail Qemali’.
Varri monumental është ashtu si para 70 vjetësh. Lulishtja e njohur në qendër të Vlorës. Atje ku dikur ishin sarajet e Vlorajve. Sipër është një skulpturë e artistit të mirënjohur Odise Paskali. Luftëtari i panjohur me një flamur në dorë në krahun e majtë dhe një pushkë gjysmë të ulur në dorën e djathtë. Veshja popullore shqiptare të kohës. Skulptura është në bronz
6.Banka e qeverise
Studiuesi Fahri Shaska shkruan kështu:Rilindësit e kishin domosdoshmëri themelimin e Bankës Kombëtare, këtë e shpreh Avdul Frashëri te “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do ë bëhet”. Ismail Qemali me kulturën e gjerë që kishte, me dijet e tij për shtetin dhe qeverinë i kërkoi ministrit të financave Abdi Toptani dhe Qeverisë Provizore të krijonin Bankën Kombëtare. Ky ishte vizioni i Kryetarit të qeverisë. Një shteti modern i duheshin të gjitha institucionet dhe vendosën të krijonin edhe Bankën. U ngarkua ministri Toptani për të negociuar me partner të huaj por edhe për të gjetur edhe njeriun e përshtatshëm dhe me përvojë bankare. Natyrshëm që duhej mbështetja e bankave të huaja. Nga dy shtetet më të përshtatshme që ishin pranë Shqipërisë në ato vite u zgjodh Italia dhe Austro-Hungaria. Shqiptari që do të merrej me këtë Bankë. Më i përshtatshmi u zgjodh Xhelal Sharra nga Gjirokastra, i cili kish shërbyer në Turqi si nën drejtor i një banke bujqësore. Nga ana italiane përfaqësues i Banca Commerciale Italiana ishin Pietro Fenolio e Guido Ansbaher. Përfaqësues të grupit bankar austro-hungares Ëienner Bank Verein ishin Karol Pitner dhe Oskar Pollak. Kapitali fillestar u caktua 75 milion franga. Kjo Bankë u quajt Banka e Bujqësisë dhe drejtor i saj u emërua Xhelal Sharra i cili për shkak të angazhimit serioz dhe pasionit të tij në organizimin e Bankës së parë Shtetërore, në Vlorë u njoh me emrin Xhelal Banka. Edhe pas largimit të Ismail Qemalit, drejtori u përpoq ta vazhdonte punën e nisur.
Në gazetën:” PERLINDJA E SHQIPENISE “ 5/18 shkurt 1914 ka një njoftim nga Banka e Bujqësisë —“Kërkohet një shërbëtor me 20 grosh në muaj nga administrata e Bankës së Bujqësisë. Kush e do, të vijë në zyrën e Bankës.”
Ismail Qemalit, e quajti fillimin e punës në bankë Tetor 1913 si Pavarësinë e dytë të Shqipërisë. Partnerët e huaj italian dhe austro hungarez, pas largimit të Ismail Qemalit dhe gjendjes së turbullt që u krijua, nuk plotësuan premtimet financiare dhe banka nuk vazhdoi dot aktivitetin e saj.
Xhelal Sharra (Banka). Drejtori i Bankës së Bujqësisë. Në Qeverinë e Vlorës 1913-1914.
Si intelektual dhe financier e vazhdoi aktivitetin tij në qytetin e Vlorës edhe kur Ismail Qemali dhe Qeveria nuk ishin më në Vlorë. Ai botoi një broshurë për të ndihmuar tregtarët dhe qytetarët e Vlorës, si ti kthejnë parat në valutë dhe anasjelltas, si dhe okën me kilogram. (oka ishte mas shumë e përdorur në atë kohë)
Kjo librezë mjaft praktike u botua tre herë, kjo që paraqesim është e treta e vitit 1921.
Kartmomedhat e Bashkisë Vlorë
Në vitin 1925 Kryetar i Bashkisë u zgjodh Nuredin Bej Vlora. Nip i Ismail beut, që u përpoq të hapte Bankën Shtetërore. Edhe ky e vazhdoi prerjen e kartëmonedhave të Vlorës. Kjo ndodhte kur akoma nuk kish dal kartëmonedha e Shtetit Shqiptarë. Dihet që Banka e Shtetit u themelua në 1925 dhe kartëmonedhat e para dolën në qarkullim në shkurt të vitit 1926. Nuredin Vlora diplomuar në Paris, ishte një nga intelektualët më të përgatitur dhe të njohur të Vlorës. Në kartëmonedhën e këtij viti përveç shkabës dy krenare është edhe portreti i Ismail Qemalit. /dritarjaonline
