Aktuale
Veliaj takon banorët e zonës së “Unazës së Re”

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mbajti një takim me banorët e zonës së Astirit, banesat e të cilëve do të shemben pasi kalon gjurma e projektit të “Unazës së Madhe”.
Veliaj ftoi banorët të gjendet një rrugë e mesme duke trajtuar rast pas rasti,
“Të gjejmë gjuhën për të gjetur një të mesme. Lëshim nuk është vetëm territori, por dhe krenari dhe inate” u shpreh ai.
Kryebashkiaku sqaroi dhe etiketimin ‘shpellarë”
“Po të jetë për shpellarë jam unë ja 3 herë më shumë se ty. Por thirrja është ti mbajmë partitë larg. I ka dhënë kryeministri 5 ditë administratës dhe ata i ke në Holandë. Kur e quaj një parti shpellarë se përdor taktika të dhunshme … nuk tërhiqem. U shofshin të gjithë partitë që përçajnë njerëzit. Nuk kërkohet takimi duke djegur goma para bashkisë. Kush ka sot gadishmërinë që të takohet? Nëse është rast ARRSH-je tako Afrimin, nëse është rast social hajde ta zgjidhim. Sipas kategorisë. Vetëm na bëni listën e na tregoni”, tha Velijaj.
Takimi po mbahet në sallën e Këshillit Bashkiak.
Veliaj bëri të ditur edhe një herë se për të gjithë ata që s’kanë mundësi ekonomike Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion disa zgjidhje nga paketa e saj sociale, duke filluar që nga bonusi i qirasë e deri te strehimi në banesa sociale.
““Ata që u prishën dje ishin mbi ujra të zeza, tek kanali i m ..” Kush është hallexhi, kush është pa lekë, kush është pa legalizim, si rasti i 2 familjeve që lëvizën mbrëmë, e pashë familjen e parë, do shkoj ta takoj prapë, kishin bo shtëpi me kushtet, me një jetë shumë të vështirë te kanali i ujërave të zeza. Brenda në shtëpinë që u prish mbrëmë, te dy të parat, ishte puseta e ujërave të zeza. Kishin vënë qilimin sipër, tavolinën sipër qilimit dhe jetonin mbi kapakun e ujërave të zeza. Sot janë te banesat sociale, por prapë më mirë që u prish ajo gjëja pa leje mbi kolektor dhe sot kanë një shtëpi të cilën mund ta mbajnë pafundësisht”, u shpreh Veliaj.
Bonusi i qirasë cash është 3 vjet, po edhe atë mund ta rrisim, po banesa sociale gjithë jetën. Do të thotë që jemi përgatitur që për të gjithë këtë kategori si dy shtëpitë që u prishën mbrëmë, si dy shtëpitë që u prishën sot në mëngjes, si dy shtëpitë që do të prishen tani në drekë që hyjnë te kategoria që as kishin bërë letra legalizimi, as kishin certifikatë pronësie, as kanë thjesht me fut kokën diku, sot e kanë fut kokën në një vend shumë më të mirë, me punonjëse sociale, me mensë sociale, me restorant, me të gjithë shërbimet që iu ofron në atë zonë”, shtoi kryebashkiaku.
Ai i bëri edhe një premtim tjetër banorëve që banesat i kanë të regjistruara se përveç shpronësimit do t’u sigurohet edhe leje ndërtimi nëse ata kanë tokë tjetër për të ndërtuar. “Ka një kategori të dytë që ka të bëjë me çështjen e shpronësimit dhe në pjesën më të madhe na rezulton që përveçse përfitojnë nga shpronësimi kanë edhe pjesë toke mbrapa. Kush ka tokë tjetër mbrapa të vetën, që nuk e prek fare gjurma, të vijë që nesër të aplikojë për ndërtim në bashki, koeficientet janë publikë, nuk është një gjë që po e bëjmë sot me presion. Futuni te Tirana.al dhe shikoni që aty është, ka një vit koeficienti. Ama nëse shpronësohesh do ta ketë te shpronësimi, nëse nuk shpronësohesh i gjithë territori që preket nga gjurma që është tokë jotja të quhet koeficient te ndërtimi që do të bësh vetë. Pra, në qoftë se ke këtë hapësirë, 30-40% ta zë rruga dhe 50-60% e ke tokën tate që s’ta prek, atëherë të gjithë metrat që të takojnë në pallatin tënd apo në ndërtesën tënde të transferohen te kjo pjesë dhe krejt papritur nuk je më hallexhi, por je dikush që ke ndërtuar në vijë të parë të rrugës më të rëndësishme sot të Shqipërisë”, tha kryebashkiaku.
