Connect with us

Aktuale

Banorët: Peticion Kryeprokurores, ndërprisni ndërtimet te Unaza e Re

Published

on

“O Danjel, o hero, gjithë unaza ty të do”, kështu ka nisur edhe protesta pasditen e djeshme në Unazën e Re, ku qindra banorë brohorisnin për Danjeli Drobaj, 18-vjeçarin i cili akuzohet se gjymtoi efektiven e policisë.

Ata i bënë thirrje kryeprokurores Arta Markut që të bëjë drejtësi për këta fëmijë, pasi u ndëshkuan dhe u dhunuan nga policia, vetëm se po mbronin banesat e tyre. Kështu është shprehur një banorë në protestë mbrëmë.

“Danjeli është një fëmijë vetëm 18 vjeç, por policia kriminale i kishte thyer gishtat e dorës. Turp, turp, turp! I bëj thirrje kryeprokurores, që të bëjë drejtësi për ata fëmijë që janë të pafajshëm, që po mbrojnë folenë e tyre. I bëj thirrje qeverisë, që për 40 milionë euro, po flakë 2 mijë banorë, po flakë ato dallëndyshet tona që kemi nëpër shtëpi. Kurrën e kurrës nuk ka për t’ia arritur këtij qëllimi. Shtëpitë tona do t’i mbrojmë me gjak”, ndërsa njëzëri protestuesit brohorisnin: “Danjel, t’i je hero, gjithë unaza ty të do”.

Po ashtu, protestuesit e revoltuar i bënë thirrje qytetarëve të Unazës së Madhe, që të mos mashtrohen nga premtimet boshe të grupeve të ARRS-së, të cilat drejtohen me urdhrat e Afrim Qendros dhe Edi Ramës, pasi kanë qëllim për të përçarë këta banore, dhe se nuk kanë asnjë lekë për t’ju ofruar, asgjë në këmbim.

“Kam një thirrje për të gjithë banorët e Unazës së Re: ju lutem shumë, mos pranoni grupet e ARRSH-së nëpër shtëpi. Mos ua hapni dyert, janë grupe të mashtrimit! Sot kishin ardhur të shoqëruar me qindra policë. Mos ua hapni dyert. Vetëm tradhtarët e kauzës tonë hapin dyert për njerëz të tillë. Ato grupe kanë qëllim për të na përçarë. Asnjë lekë nuk kanë Afrim Qëndro dhe Edvin Rama për t’i dhënë askujt. Prandaj mos u mashtroni”, tha një tjetër banor i Unazës së Madhe.

Së fundmi, njëri prej 11 protestuesit e arrestuar gjatë fjalës së tij, tha se është e kotë që t’i bëjmë thirrje kryeministrit apo kryebashkiakut Veliaj për ndihmë, pasi ata nuk e duan popullin e tyre, por e urrejnë dhe e diskriminojnë atë.

“Unë jam njëri prej 11 të arrestuarve. Nuk besoj se ka kohë për të folur për politikë. Është një moment, që të gjithë e dimë që nesër familja do të dalë në rrugë. Është shumë e thjeshtë: Më mirë t’i nxjerrim familjet në rrugë, para se të na nxjerrin. Unë nuk e di, sesi njerëzit i bëjnë thirrje një kryebashkiaku, që mbjellë urrejtje për popullin, nga jugu apo nga veriu. Nuk e di, sesi një kryeministër i thotë popullit, se ju nxjerr në rrugë familjarisht, dhe nuk iu jap asnjë kokërr leku. Kjo është një masakër, që bëhet ditën për diell”.

Peticioni Kryeprokurores

Banorët që preken nga projekti i ‘Unazës së Madhe’ nënshkruan dje, gjatë protestës një peticion për t’ia dërguar kryeprokurores Arta Marku dhe Presidentit Ilir Meta. Ata shprehen të shqetësuar për vendimin që ka marrë bashkia dhe qeveria në lidhje me fatin e këtyre banorëve, prandaj shumë të tensionuar i bënë thirrje që të ndërpresë punimet në këtë aks rrugë, ku prekën ndërtesat dhe bizneset e tyre.

Po ashtu mësohet se banorët në peticionin e tyre kanë kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës që ndodhi para Kuvendit. Banorët edhe dje, në ditën e 23 të protestës kanë kundërshtuar projektin për ndërtimin e Unazës së Madhe, duke bllokuar edhe rrugën.

Largimi i ARRSH

Kujtojmë, se një protestë agresive e banorëve të “Astirit” paraditen e djeshme ka agravuar deri në përleshje mes protestuesve dhe policisë bashkiake, pasi këta të fundit kanë hequr ndriçimin publik. Por tentativat e tyre kanë dështuar, pasi banorët janë vërsulur për t’i ndaluar ata në vijimin e aktivitetit të tyre keqbërës, siç ata e konsiderojnë gjithë projektin. Ndërkohë, që policia ka nisur rrethimin dhe është munduar që të ndalojë protestuesit që të mos pengojnë policinë bashkiake të vijojë punën e urdhëruar nga ARRSH-ja. Mes protestuesve janë dëgjuar thirrje “Turp, turp!”, drejtuar punonjësve të bashkisë. Gjithçka ka ndodhur në mes të shiut dhe një trafiku rrugor të rënduar.

Prishen natën dy shtëpi tek Unaza e Re

Mbrëmë ka nisur prishja e shtëpive të para në Unazën e Re nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkia Tiranë. Njoftimin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaron se familjet janë larguar me dëshirë. “Mirënjohje 2 familjeve të para që pranuan sonte prishjen e 2 banesave pa leje në ‘Unazën e Re’ në shkëmbim të banesave sociale. Më mirë për ato të 2-ja e më mirë për 200 mijë shoferë që do kenë ‘Unazën’. Një qytet që s’ka të humbur e që s’e lejon politikën të përdorë! FORCA!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në postimin e tij. Ndërkaq, IKMT ka shpërndarë fotot ku duken makineritë e rënda duke shembur ndërtimet dhe duke zhvendosur atë që mbetej pas prishjes. Ndërkaq, Autoriteti Rrugor Shqiptar ishte dje, në terren për vlerësimin e banesave të atyre që kanë depozituar tanimë dosjet dhe dokumentet e pronësisë pranë këtij institucioni. Sipas ARRSH, gjatë ditës së djeshme, u bë e mundur që në të tre lotet të kryhet verifikimi i 17 objekteve, ose thënë ndryshe 31% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentet në ARRSH. Ndërkaq, ARRSH deklaron se në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që kanë depozituar dosjet në këtë institucion. “U bëjmë thirrje edhe banorëve të tjerë që disponojnë dokumente pronësie t’i depozitojnë ato sa më shpejt pranë zyrave përkatëse në Autoritetin Rrugor në mënyrë që të vazhdohet pa vonesa me vlerësimin, evidentimin, bërjen gati të Vendimit të Këshillit të Ministrave për procedurën e shpronësimit të tyre. Procesi i verifikimit dhe vlerësimit të pronave për procedurën e shpronësimit është një detyrim ligjor i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Rrjedhimisht, çdo përpjekje për të penguar këtë proces përbën pengim të punonjësve shtetërore në ushtrimin e detyrës ashtu sikurse mohim të së drejtës së pronarëve të objekteve për vlerësimin e shpronësimin e drejtë të tyre”, deklaroi pasditen e djeshme ARRSH.

“Rama urdhëroi gjyq me dyer të mbyllura”

Deputetët e LSI-së dëmuan dhunën e ushtruar ndaj protestuesit 18 vjeçar, që doli para gjykatës për masën e arrestit. “Rama urdhëroi që gjyqi të bëhej me dyer të mbyllura. Është tipi gjyq politik që bëhej në kohën e diktaturës. E urdhëroi për një arsye, që opinioni publik mos njihet me realitetin e ushtrimit të dhunës ndaj Danjelit”, tha Brahimllari i LSI-së. Ndërkohë, deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj përmes një postimi në “Facebook”, shkruan se dhuna është fytyra e vërtetë e qeverisë kriminale. “Dhuna është fytyra e vërtetë e qeverisë kriminale “Rama”. Danjeli që protestonte për banesën dhunohet barbarisht në furgonin e policisë së shtetit. Askush të mos ia falë Edi Ramës, dhimbjen e këtij djali dhe të gjithë familjeve të “Unazës së Re”!”, shkruan Mehmetaj.

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending