Connect with us

Aktuale

Çfarë shkathtësi duhet të kenë arkitektët e mirë, sipas ArchDaily

Published

on

Ka një ndjesi të rrallë që të gjithë arkitektët e ndjejnë pasi të kenë përfunduar shkollimin: ata nuk e dinë se çka dinë.

ArchDaily ka shkruar një artikull për atë se cilat janë disa nga shkathtësitë që duhet të ketë një arkitekt, transmeton Ndërtimi.info.

Aftësia e abstraksionit

Për të filluar një projekt, duhet të keni aftësinë e arsyetimit hapësinor tërësisht abstrakt për të fituar një ide të qartë të komponentëve tredimensionale të nevojshëm për të mbushur një hapësirë boshe ose për t’i përshkruaj një rimodelim. Është sfidë për shumë njerëz që të kuptojnë mendimin abstrakt, por për arkitektët, për të krijuar një ide abstrakte të hapësirës fizike, ta vendosin atë në letër dhe të jenë në gjendje të shpjegojnë se e gjitha është bërë brenda një dite.

Kuptimi i cilësisë multi-dimensionale të jetës që mund të ofrojë një hapësirë

Ekziston një botë e ndryshimit nga strehimet bazë të paraardhësve tanë dhe banesave të sotme. Hapësirat e gjalla në vetvete nuk i plotësojnë të gjitha nevojat tona dhe arkitektët duhet të kuptojnë cilësinë e jetës si një analizë shumëdimensionale. Çdo gjë, nga ndriçimi, vendosja, përmasat, ngjyrat, materialet, ventilimi, izolimi dhe struktura, duhen të merren në konsideratë. E njëjta gjë vlen edhe për planifikimin urban.

Koordinimi shumë-disiplinor

Ideja e arkitektit të fuqishëm na ka bërë shumë dëm si profesionistë. Ishte një shpërthim i vetëbesimit, më tepër sesa i aftësive: aftësia për të integruar disiplina dhe faza të ndryshme, për të kuptuar se një dizajn i mirë nuk ndalet, të shisni idenë, të planifikoni ndërtimin, të kuptoni dizajnin tuaj dhe të kombinoni specialitete. Sigurisht, kjo ishte një mënyrë për të rritur vetëbesimin e arkitektëve të së kaluarës, por sot e dimë se kjo nuk ju shpie askund.

Aftësia e butë/të biseduarit

Arkitektura ka të bëj shumë me negociim dhe integrimin aq sa ka të bëjë me krijimin. Ju duhet të bisedoni me klientët, ndërtuesit dhe specialistët. Secili prej tyre sjell diçka të rëndësishme në tavolinë dhe për këtë arkitektët kanë nevojë për aftësi të buta për prezantimin e projekteve, integrimin e ideve dhe pranimin e modifikimeve.

Design Thinking (Një metodologji e projektimit që ofron një qasje për zgjidhjen e problemeve)

Nëse së fundi keni biseduar me dikë nga bota e biznesit, ka të ngjarë që ata kanë përmendur “design thinking” pa e ditur se ju jeni arkitekt. Është një koncept që vjen drejtpërdrejt nga puna e secilit.

“Ndoshta është mënyra e të menduarit dhe integrimit – ajo që ne e quajmë projekt – që përfshin një sasi të madhe informacioni dhe fillon nga një fletë bosh. Kjo është ajo që na bën objekt vëzhgues nga fushat e tjera”, tha arkitekti spanjoll Juan Herreros gjatë një vizite në Kili në vitin 2016 në fjalimin e tij për “Design thinking” është një metodologji që mund të gjendet në të gjithë fushën e inovacionit.

Dizajni

I fundit, po jo më pak i rëndësishëm, është dizajni. Ju nuk duhet të jeni Leonardo DaVinci për të dalë me një dizajn pa të meta, por është thelbësore që një arkitekt të jetë në gjendje të ilustrojë konceptet e tij nëpërmjet vizatimit, qoftë me dorë ose me kompjuter, megjithatë, duke ditur se si funksionon, ofron një mori përfitimesh, sidomos kur shoqërohet me të menduarit teknik. Të dyja janë thelbësore gjatë gjithë procesit të projektimit, nga projektet deri në gurin e parë të hedhur. Për më tepër, gjithmonë është një plus për klientët që të shohin punën e vizatuar me dorë. Kjo e bën idenë tuaj të duket edhe më e shkëlqyer.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending