Aktuale
A janë kontraktorët specialistë përgjigje për problemet e inovacionit të ndërtimit?

Në një industri të uritur nga inovacioni, specialistët janë shpesh pionierë në kërkim dhe zhvillim. Ndërtimi ka një problem me inovacionin dhe për fat të keq kjo temë nuk është shumë e diskutueshme.
Raportet nga Egan e Wolstenholme, për vite me rradhë kanë nxjerrë në pah produktivitetin stagnues të inovacionit, që ka mbetur pothuajse i pandrysheushme në 25 vitet e fundit.
Shifrat zyrtare për kërkim dhe zhvillim në Evropë tregojnë se aktiviteteve inovative të ndërmarra janë të zymta.
Ato tregojnë se prej 150 miliardë dollarësh janë investuar vetëm 211 milionë funte në kërkim dhe zhvillim, kurse në industrinë prodhuese motorike janë investuar vetëm 22 përqind, për kërkim dhe zhvillim, ndërkohë që vitin 2016 këto investime kishin qenë më të mëdha, transmeton Ndërtimi.info.
Specialistët po investojnë aty ku mund të bëjnë ndërtimin më të shpejtë, më të mençur, më të lirë dhe më të sigurt. Qeveritë tani po kërkojnë t’i bëjnë gjërat edhe më të lehta, me marrëveshjen e sektorit të ndërtimit duke e bërë inovacionin një objektiv kyç.
Drejtuesja e kompanisë “Rider Levett Bucknall”, Ann Bentley thotë se sheh një shumëllojshmëri të iniciativave për inovacion duke përfshirë investimin në standardizimin e komponentëve për të mundësuar prodhim jashtë vendit në atë që quhet një “qendër e inovacionit”.
Ndërsa Drejtori menaxhues i grupit hekurudhor dhe infrastrukturës në terren, Phil Priceka ka thënë se për të pasur sukses dhe për t’u përzgjedhur nga klientët duhet që të përgjigjen për punën që e bëjnë dhe të qëndrojnë në ballë të saj, në mënyrë që zhvillimi të jetë më madh në këtë drejtim.
“Ne bëjmë inovacion sepse jemi specialistë në fusha të ngrohta. Që të presim që klientët të na zgjedhin, ne duhet të jemi teknikisht në ballë të asaj që bëjmë. “, është shprehur Priceka.
